SHBA-të dhe Kina paralajmërojnë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut thotë se raketa me rreze të gjatë veprimi do të transportojë një satelit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se çdo lëshim rakete do të shkelte rezolutat e OKB-së dhe do të përbënte në të vërtetë një test raketash.
Presidenti amerikan, Barak Obama dhe Presidenti kinez, Hu Xhintao u takuan para fillimit të samitit bërthamor që do të mbahet në Korenë e Jugut.
Lëshimi i raketës nga ana e Koresë së Veriut është planifikuar të bëhet në muajin Prill (mes datave 12-16). Koreja e Veriut thotë se ky lëshim bëhet për të shënuar 100-vjetorin e lindjes s ish-liderit të vonë të Koresë së Veriut, Kim Il-Sung.
Shtëpia e Bardhë thotë se Hu I ka thënë Obamës së ai po e merrte me shumë seriozitet çështjen e Koresë së Veriut dhe shprehu pakënaqësitë e Kinës kundrejt qeverisë së Phenianit.
“Ne të dy kemi një interes që nuk do të shkelen normat ndërkombëtare që parandalojnë destabilizimin e rajonit si pasojë e armëve bërthamore, kjo është shumë e rëndësishme”, tha Obama.
Presidenti kinez tha se çështja e Koresë së Veriut “është shumë e komplikuar dhe e ndjeshme”, raportoi agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”.
/Start/F. P/
2012-03-26 14:09