E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kundër ekstremistëve, Kina përkrah Pakistanin

Kina e cila ka lidhje të forta ushtarake dhe ekonomike me Pakistanin i ka dalë në mbështetje Islamabadit pas tensioneve të krijuara midis Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara, mbi kontributin e Pakistanit në luftën kundër ekstremistëve.

Në një vizitë të mërkurën në kryeqytetin e Pakistanit, ministri i jashtëm kinez Jang Jieçi tha se komuniteti ndërkombëtar, duhet ta njohë kontributin e Pakistanit kundër terrorizmit.

Ai i bëri thirrje Uashingtonit për të forcuar marrëdhëniet e saj me pakistanezët.

Marrëdhëniet SHBA-Pakistan u përkeqësuan pasi kohët e fundit një doktor pakistanez u dënua me 33 vjet burg pasi ai kishte ndihmuar SHBA-në në gjetjen e vendndodhjes së liderit të Al-Kaidës Osama Bin Laden, i cili u vra një vit më parë në Pakistan nga forcat speciale amerikane.

SHBA, e ka konsideruar dënimin me burg si “të padrejtë dhe të pajustifikuar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›