E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kundër terrorizmit, Obama takon sot në Uashington shefin e NATO-s, Rasmusen

Uashington, 29 shtator NOA-Presidenti amerikan Barak Obama takon sot në Uashington shefin e NATO-s Anders Fog Rasmusen.

Takimi vjen një ditë, pasi Rasmusen mbështeti raportin e komandantit amerikan Stenli MekKristël.

Raporti i MekKristëlit paralajmëron se lufta mund të humbet, nëse brenda vitit nuk shtohen trupat.

Të mërkurën, Rasmusen do të takohet edhe me sekretarin e mbrojtjes Robert Gejts, sekretaren e shtetit Hillari Klinton dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare Xhejms Xhons.

Obama së shpejti pritet të marrë vendimin mbi dërgimin ose jo të trupave shtesë në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›