E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë, Gjermania do të trajnojë ushtarët ukrainas, më pas dorëzimi i armëve

Ushtria gjermane po planifikon të trajnojë ushtarët ukrainas në Sistemin e Raketave të Shumëfishta Launch Mars II, raporton CNN.

Lajmin e bëri me dije të mërkurën në parlamentin gjerman ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht. Ajo theksoi se trajnimi do të kryhet në Gjermani dhe se mund të fillojë që në fillim të javës së ardhshme, duke theksuar se pasi të jenë përfunduar këto trajnime mund të fillojë dorëzimi armëve në Ukrainë.

Gjermania dhe Britania e Madhe do të dorëzojnë tre sisteme e Raketave të Shumëfishta Launch Mars II ndërsa SHBA do të dorëzojë katër.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›