E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministrja franceze akuzohet për përdhunim! Nisin hetimet pas denoncimit të dy grave

Ministrja franceze, Chrysoula Zacharopoulou, po hetohet për përdhunim, pas denoncimeve të dy grave kundër saj. Akuzat lidhen me kohën kur ajo punonte si gjinekologe, para se të futej në politikë. Denoncimi i parë kundër saj është bërë më 25 maj, ndërsa i dyti më 16 qershor. Zacharopoulou, 46 vjeçe, e lindur në Greqi, iu bashkua qeverisë pasi kishte qenë më parë anëtare e Parlamentit Europian.

Këto nuk janë akuzat e para për përdhunim që godasin qeverinë e Macron dhe vijnë në një kohë vështirësish politike për presidentin, pasi ai nuk arriti të mbajë shumicën në zgjedhjet parlamentare.

Prokurorët hetuan ministrin e Brendshëm Gerald Darmanin mbi një akuzë për përdhunim të paraqitur në vitin 2017. Ai mohoi akuzat dhe prokurorët në janar kërkuan që çështja të pushohej.

Ministri i Solidaritetit Damien Abad ishte gjithashtu objektivi i akuzave për përdhunim në një polemikë që shpërtheu muajin e kaluar, por prokurorët francezë kanë thënë se aktualisht nuk po hapin një hetim./ france24

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›