E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë/ Sllovakia i dorëzon Ukrainës 13 avionët luftarakë të premtuar

Sllovakia i ka dorëzuar Ukrainës të 13 avionët luftarakë MiG-29 që kishte premtuar, njoftoi ministria sllovake e Mbrojtjes.

Një muaj më parë, Sllovakia iu bashkua Polonisë në premtimin e dërgimit të avionëve, duke dërguar 4 të parat për të ndihmuar Ukrainën ndërsa ajo lufton me pushtimin e Rusisë, raporton Sky News.

Vendimi erdhi pasi Gjermania miratoi kërkesën e Polonisë për të transferuar pesë avionë luftarakë të projektuar nga sovjetikët në Ukrainë.

Leja ishte e nevojshme sepse Gjermania zotëronte avionët MiG 29 të projektuar nga sovjetikët, të cilët ishin pjesë e flotës ushtarake komuniste të Gjermanisë Lindore.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka lobuar vazhdimisht tek mbështetësit perëndimorë për të siguruar avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes kundërajrore, pajisje dhe municione të tjera, ndërsa zyrtarët ukrainas kanë folur për përgatitjet për një kundërofensivë të pritshme pranverore kundër forcave ruse.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›