E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë/ Suedia: Jemi të gatshëm të dërgojmë tanket Leopard në Ukrainë

Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson ka deklaruar se vendi i tij mbetet i hapur për të dërguar tanket “Leopard” në Ukrainë.

Në paketën e saj  Suedia planifikon t’i japë Ukrainës gjithashtu sistemin e avancuar të artilerisë Archer. Ky qëndrim vjen disa orë para votimit në OKB për ku do t’i bëhet thirrje Rusisë që të tërhiqet nga Ukraina me efekt të menjëhershëm.

Votimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm, por mbart peshë politike dhe shkon një farë mënyre për t’i treguar Ukrainës se cilët janë aleatët e saj, transmeton BBC.

Ndërkaq, Spanja u zotua dje t’i dërgojë Ukrainës gjashtë tanket e saj luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman, në shenjë mbështetjeje për vendin me afrimin e një viti nga fillimi i luftës. Ndërsa këtë mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Finlandës konfirmoi gjithashtu se do të dërgojë gjithashtu tre tanke luftarake Leopard 2.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›