Sekretarja amerikane e Thesarit thirrje Kinës: Mos mbështesni Rusinë në luftën e saj në Ukrainë

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka bërë sërish thirrje se Kina nuk duhet të mbështesë luftën e Rusisë apo të ndihmojë Moskën që t’i shmanget sanksioneve.
“Ne e kemi bërë të qartë se ofrimi i mbështetjes për Rusinë ose ndihma për të shmangut sanksionet do të ishte një shqetësim shumë serioz për ne. Dhe sigurisht që do të vazhdojmë t’i bëjmë të qartë qeverisë kineze dhe kompanive bankare në juridiksionin e tyre se do të përballen me pasoja serioze” tha Yellen gjatë një konference për shtyp ndërsa udhëheqësit e financave të G-20 mblidhen në Indi të enjten.
Yellen nuk pranoi të komentojë mbi rolin e inteligjencës së SHBA-ve për këtë çështje.
“Nuk dua të përfshij rolin e inteligjencës amerikane në lidhje me shkeljet e sanksioneve”, u shpreh ajo.
Vërejtjet e Yellen erdhën pas takimit të presidentit rus Vladimir Putin me kryediplomatin kinez duke thënë se marrëdhëniet mes Mokës dhe Pekinit “kanë arritur piketa të reja”.
/rtsh.al/