E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë/ Ushtria ukrainase: Forcat e Kievit janë në ofensivë në Bakhmut

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se Rusia ndërmori rreth 50 sulme ajrore gjatë ditëve të fundit, pasi luftimet intensive ushtrojnë presion mbi pozicionet ruse përpara në perëndim të qytetit të Bakhmut.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë tha të enjten se Rusia kreu gjithashtu gjashtë sulme me raketa.

“Forcat ruse vazhdojnë të përparojnë rreth Bakhmutit dhe kanë kryer një numër sulmesh ajrore në zone”, ka bërë të ditur ushtria e Kievit. Por forcat ukrainase kanë shfrytëzuar boshllëqet në krahët rusë në jug dhe në perëndim të qytetit për të rimarrë disa territore, sipas Shtabit të Përgjithshëm.

Një oficer i dislokuar në zonë tha se Ukraina ishte në një “fazë sulmuese aktive” rreth Bakhmutit, pas disa muajsh veprimesh kryesisht mbrojtëse, transmeton CNN.

“Për momentin, ngjarje dinamike po ndodhin në krahun jugor dhe verior të Bakhmutit, por ne nuk do të flasim ende për rezultatin”, është shprehur Major Maksym Zhorin në Telegram.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›