E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmet e Izraelit, dhjetëra të vrarë nga bombardimet në Gaza

Izraeli ka vijuar sulmet ajrore në Gaza duke vrarë 28 palestinezë, përfshirë disa prej liderëve të lëvizjes palestineze të Xhihadit Islamik.

Më shumë se 80 persona janë plagosur teksa ofensiva ushtarake izraelite ka hyrë në ditën e tretë.

Vrasja e Ali Ghalit, kreut të forcës raketore të Xhihadit Islamik, dhe e Ahmed Abu Daqqa, komandantit të lartë të krahut të tij të armatosur, e çoi në pesë numrin e figurave të larta të fraksionit të vrarë që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën të martën.

Grupet e rezistencës palestineze kanë lëshuar më shumë se 500 raketa drejt Izraelit, shumica prej të cilave janë kapur nga sistemet mbrojtëse raketore izraelite, shkruan AlJazeera. 

Grupet palestineze i kanë kërkuar Izraelit t’i japë fund bllokadës 16-vjeçare ajrore, tokësore dhe detare të territorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›