E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Sarandë-Borsh, makina del nga ruga, humb jetën shoferi, plagosen 2 pasagjerët

Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Sarandë-Borsh. 60-vjeçari teksa po drejtonte mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga e për pasojë ka gjetur vdekjen, ndërsa janë plagosur dy pasagjerët që ndodheshin në automjet.

Sipas bluve të Himarës “Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në aksin Sarandë-Borsh, ndërsa ka humbur jetën J.B., 60-vjeç, dhe janë plagosur dy pasagjerët L.K., 44-vjeç dhe A.Z. 47-vjeç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›