E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar se po furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi që i kërkoi për luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Njoftimi u bë në Dhomën e Komunave nga Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, ndërsa vendimi vjen pas lutjeve të përsëritura nga Ukraina për më shumë armë nga Perëndimi.

Wallace tha se Britania e Madhe e mori vendimin pasi Rusia “vazhdoi një rrugë të errët” për të shënjestruar infrastrukturën civile në Ukrainë.

“Dhurimi i këtyre sistemeve raketore i jep Ukrainës mundësinë më të mirë për t’u mbrojtur kundër brutalitetit të Rusisë. Asgjë nga këto nuk do të kishte qenë e nevojshme nëse Rusia nuk do të pushtonte“, u tha ai deputetëve.

Por ai paralajmëroi se rrezja e “Storm Shadows” e furnizuar nga Britania nuk ishte në të njëjtën ligë me sistemet e raketave të Rusisë, që mund të udhëtojnë shumë më tej.

Raketa e lundrimit Storm Shadow ka një rreze prej mbi 250 km, sipas prodhuesit, ndërsa raketat Himars të furnizuara nga SHBA kanë vetëm një rreze veprimi prej rreth 80 km./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›