Superkupa e Spanjës, në finale do të jetë Barcelona-Real

Të dielën e ardhshme, në skenarin tashmë të zakonshëm të stadiumit ndërkombëtar King Fahd në Riad, do të jenë Barça dhe Real Madridi, në El Clasicon e parë të vitit 2023, që do të garojnë për Superkupën e Spanjës, titullin e parë që futbolli iberik jep këtë sezon. Pikërisht siç ndodhi dje për blancos, fitues ndaj Valencias së Gattusos vetëm me penallti, katalanasit arrijnë të imponohen ndaj Betis vetëm në epilogun e penalltive.
Pas nëntëdhjetë minutave gjithcka u mbyll 1-1, me golat e Leëandoëski dhe Fekir. Në shtesë që ishte spektakolare, Loren i përgjigjet magjisë së Ansu Fatit. Më pas, Ter Stegen merr skenën, duke refuzuar penalltitë e Juanmi dhe William Carvalho, ndërsa Barça nuk humbet asnjë goditje. Finalja kundër Real Madrid është planifikuar për të dielën më 15 janar.