E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta ndaj dezinformimit rus dhe kinez, i dërguari special i SHBA-së viziton Tiranën javën e ardhshme

I dërguari special i SHBA dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit, James P. Rubin do të vizitojë Ballkanin nga data 10 deri më 14 prill.

Ndalesat e tij do të jenë në Tiranë, në Podgoricë të Malit të Zi dhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, i dërguari i posaçëm Rubin do të marrë pjesë në takime me ambasadorët amerikanë nga Ballkani Perëndimor.

Në foks të takimeve do të jetë pikërisht lufta kundër dezinformimit që bëhet nga Rusia dhe Kina për të minuar demokracitë e vendeve.

“Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërshtojnë së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionit”, thuhet në njoftimin e DASH.

Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm Rubin do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit.

Jamës Rubin ka shërbyer në të kaluarën si ndihmës sekretar i Shtetit e është angazhuar ndjeshëm gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›