E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta ndaj informalitetit, përfituan rritje page mbi 143 mijë punonjës

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Aksioni i Administratës Tatimore kundër Informalitetit të Pagave ka sjellë rezultate domethënëse, duke ndikuar pozitivisht në deklarimin e pagës reale dhe në rritjen e pagesës së kontributeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se 143 126 punonjës kanë përfituar rritje të pagës krahasuar me shtatorin e 2024-ës (para aksionit).

Po ashtu, DPT bën të ditur se është rritur me 28% më shumë pagesa për kontributet dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Paga (TAP), krahasuar me shtatorin 2024.

“Lufta kundër informalitetit të pagave do të vazhdojë për të mos i mohuar asnjë qytetari në Republikën e Shqipërisë të drejtën për pension të merituar,” bën të ditur DPT.

Qeveria nisi në fillim të vitit 2024 një aksion për informalitetin në tregun e punës, pasi po synon shëndoshjen e buxhetit të sigurimeve për të rritur pensionet.

Nga viti 2013 e deri sot qeveria ka nxjerrë nga puna në “të zezë” duke i futur në skemën e sigurimeve shoqërore, 300 mijë punonjës.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›