E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria e re, Papandreu takon Papulias dhe Venizelos

ATHINE- Zhvillimet politike minutë pas minute me orën lokale.

Ora 13 46 - Takim Papandreu-Venizelos ne Parlament.

Ora 13 15 – Papandreu: Parakusht për qëndrimin tonë në Euro, ratifikimi i marrëveshjes me BE dhe zbatimi i saj.

Ora 13 00 – Papandreu, deklaratë para shtypit: Njoftova Papuliasin me synimet e mia.

Ora 12 44 – Interes i jashtëzakoshëm. Qindra qytetarë dhe dhjetëra gazetarë grekë dhe nga gjithë bota para presidencës.

Ora 12 50 – Përfundon takimi Papulias-Papandreu.

Ora 12 45 – Merkel: Greqisë i duhen të paktën 10 vjet që të dalë nga kriza e borxhit. Është e sigurt se do të kalojë një 10 vjecar që vendi të gjejë veten në një pozitë më të mirë

Ora 12 40 – Në zhvillim e sipër takimi Papandreu-Papulias në Presidencë.

Ora 12 25 – Mësohet se kryetari i opozitës konservatore “Demokracia e re”, Antonis Samaras, është duke përgatitur një deklaratë të re dhe ka të ngjarë të tërhiqet nga çfarë tha dje. Samaras kërkoi dje zgjedhje të parakohshme dhe refuzoi cdo negociatë me Papandreun kryeministër.

Ora 12 15 – Presidenti grek Karolos Papulias garanton gjithë mbështetjen e tij për krijimin e një qeverie koalicioni.

Ora 12 10 – Papandreu te presidenti: Unë do të bëj çmos për të formuar një qeveri koalicioni të gjerë. Do të bëj c’është e mundur për shpëtimin e vendit. Unë nuk jam I ngjitur në karrigën e kryeministrit, por zgjedhjet janë shkatërruese për momentin. Shoh se ka një konsensus mbi thelbin dhe nuk e shoh atë në praktikë.Bëj thirrje për bashkëpunim që të zbatojmë detyrimet tona në përputhje me marrëveshjen e 26 tetorit, sepse mungesa e bashkëpunimit mund të shkaktojë shqetësim tek partnerët tanë.

Ora 12 05 – Kryeministri Papandreu mbërrin në Presidencë për takim me presidentin Papulias. Do të fillojnë konsultimet për qeverinë e koalicionit.

Ora 11 00 – Deputeti i PASOK Lintzeris: Vendi ka nevojë për një zgjidhje, e cila të dalë mbi kufijtë e interesave të ngushta partiake. Prandaj e votëbesova qeverinë.

Ora 10 30 – BBC: Nuk ka gjasa që Papandreu te drejtoje koalicionin e ri, pas raportimeve se Venizelosi mund të emërohet kryeministër i përkohshëm.

Ora 10 00 – “The Guardian” citon burime në Athinë, sipas të cilave Jorgos Papandreu do të japë dorëheqjen dhe do të propozojë një qeveri të kryesuar nga Evangelos Venizelos.

Ora 09 00 –Zyrtarë të “Demokracia e re” thanë se nuk janë përmbushur kushtet e Samaras. Nuk duket e lehtë rruga drejt krijimit të qeverisë unitetit.

Ora 08 00 – Rreth 50 ekipe gazetarësh nga gjithë bota ndjekin zhvillimet në Greqi.

Ora 07 00 – Njoftohet se kryeministri Papandreu do takojë sot në mesditë në ora 12 00, Presidentin e Republikës Papulias, që ta njohë atë me synimin për fillimin e konsultimeve me gjitha palët, me qëllim formimin e një qeverie me mbështetje të gjerë. Sipas ministrit të Financave Venizelos, mandati i qeverisë së unitetit, do të zgjasë deri në shkurt.

Ora 01 00 – Pas pas mesnatës, kryeministri mori nga Parlamenti një votëbesim me 153 vota "pro" dhe 145 "jo", ndërkohë që ishin të pranishëm në sallë 298 deputetë. Deputetët e grupit Parlamentar të PASOK u bashkuan të gjithë në këtë votim, ku mungonin vetëm dy prej tyre.

Zhvillimet e djeshme

Ora 24 00 - Në fjalën e tij para votimit, Kryeministri Papandreu përjashtoi zgjedhjet e parakohshme, por premtoi për t’iu hapur rrugë bisedimeve për ndarjen e pushtetit me partitë e tjera.
Ai deklaroi se menjëherë do të shkojë tek Presidenti i Republikës për qeverinë e koalicionit, e cila do të sigurojë miratimin e marrëveshjes së samitit të BE, këstin e gjashtë të kredisë prej 8 miliardë eurosh, paketën e dytë të ndihmës për Greqinë dhe në fund të këtij procesi të shkohet në zgjedhje.

Ora 23 00 – Udhëheqësi i konservatorëve Antomis Samaras vazhdon të këmbëngulë se e vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet, të cilat Papandreu i përshkroi si katastrofike për vendin, pasi do të shkaktonin vonesa në miratimin e marrëveshjes, refuzimin e këstit të gjashtë dhe c’është më e keqja mund të sillnin përjashtimin e Greqisë nga Eurozona, sic paralajmëroi mbrëmë qeveria Gjermane.

Ora 18 00 – Filloi debati për votëbesimin në Parlamentin grek.

(m.a/d.xh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›