Kongresi PS, Rama: Ta shpëtojmë Shqipërinë nga humnera
TIRANE- Po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve Asamblea Kombëtare e Partisë Socialiste, ku pritet të votohet programi i ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare” por edhe ndryshimet në statutin e saj
1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria do votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e Asamblesë Kombëtare, por edhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore. Punimet e Kongresit u celën nga sekretari organizativ, Blendi Klosi, i cili deklaroi se ky Kongres do tregojë diferencën që Partia Socialiste ka nga kundërshtarët e saj politike. Jemi për zgjedhje të lira, për shtet të fortë social, për një Shqipëri europiane, tha Klosi.
“Nder të, jemi në këtë kongres dhe kërkojmë zgjedhje të lira. Ne do t’ju flasim të gjithëve për dallimin që kemi me kundërshtarët tanë. Sot nën drejtimin e Edi Ramës po projektojmë rilindjen e re të Shqipërisë. Partia jonë është e madhe dhe gati të marrë vendime kurajoze në emër të demokracisë. Një parti e bashkuar në luftën për drejtësi, në luftën për të fituar”.
Sipas Klosit, Partia Socialiste ka dallim nga Partia Demokratike. pasi - “Ata ofrojnë një demokraci të refuzuar nga Evropa, një Shqipëri me plehra. Ne besojmë tek administrata publike, respektojmë kushtetutën e shtetin, ata janë mazhoranca e dhunës. Ne besojmë tek Shqipëria, ata tek Saliu, ne besojmë tek vota e lirë, ata gëzojnë votën e vjedhur”, tha Klosi.
RAMA: TË GJITHË BASHKË PËR NJË RILINDJE SHQIPTARE
Ora 13:00- Fjalën e tij në kongres Rama e nisi me zgjedhjet e 8 majit, prej të cilave tha se, përjetoi edhe gëzimin edhe zhgënjimin.
“Ne takohemi sot në një ditë shumë të vështirë për vendin, secili prej jush ka shumë për të treguar për frikën dëshpërimin që ka pllakosur shpirtrat e të gjithëve në Shqipëri. Ne përjetuam në 8 maj fitoren e madhe të Shqipërisë që paguan taksa dhe zhgenjimin për vjedhjen e votave të saj”, deeklaroi Rama.
Ai nënvizoi se sot është koha për të shpëtuar Shqipërinë nga humnera. E vetmja rrugë sipas tij është ajo që preznaton PS në programin e ri “Rilindja Shqiptare”.
“Sot jemi të vendosur më shumë se kurrë për të bërë bashkë më ju Shqipërinë që duam përmes një PS-je ashtu sic i duhet Shqipërisë. Me ju më pranë se asnjëherë, kudo nëpër Shqipëri, do nxisim një valë të re anëtarësimi, me gjithë shqiptarët që duan të largojnë qeverisë. T’i japim krahë Shqipërisë pa borxhe, pa frikë pa plehra. Bashkë për një Rilindje Shqiptare, ta projektojmë bashkë”, theksoi lideri i opozitës.
Duke folur për mazhorancën Rama tha se me ta PS është në luftë, ndërsa nënvizoi se me Rilindjen e Shqipërisë, duhet larguar Berisha, i cili është në agoni. Ai i tha kryeministrit se me regjimin e tij nuk e mposht dot PS.
“Atyre që më sulmojnë nga kampi i regjimit u them se nuk do ta dëmtoni dot PS-në. Nuk do ta gjunjëzoni dot. Nuk do ta blini dot shpirtin socialist. Nuk do ta korruptoni, nuk do na mposhti me baltën tuaj të shpifjeve. Do tu heqim qafe me gjithë hajdutëritë tuaja, borxhet tuaja e padrejtësitë tuaja. Na keni vrarë me plumba! Na keni vjedhur dy herë votat, një herë natën e një herë në sytë e gjithë botës. Nuk do të ketë një herë të tretë!”.
BUSHATI: TË BASHKOHEMI ME EVROPËN
Ora 12:40- Ndërkohë, pjesën e katër të titulluar “Ribashkim me Evropën” do ta prezantojë deputeti Ditmir Bushati, i cili tha se nën qeverisjen e Berishës Shqipëria humbi lidhjen e saj me BE.
"Shqipëria nën qeverisjen e e Sali Berishës humbi një shans historik, lidhjen me BE-në. Të gjithë jemi të trishtuar edhe pse i merituar për shkak të modelit të dështuar të kësaj qeverisje. Kriza politike është vetëm një pjesë e vogël e çështjeve shqetësuese që janë thelbësore për projektin” Shqipëria si gjithë Evropa”, tha ai.
LESKAJ: E PAPRANUESHME POLITIKA E LËMOSHËS
Ora 12:30 - Pjesa e tretë e këtij programi, e titulluar “Ripërtëritje e shoqërisë” u prezantua nga deputetja Valentina Leskaj, e cila e vuri theksin tek rritja ekonomike, rritja e cilësisë së arsimit, rritja e kujdesit për pensionistët e njerëzit me aftësi të kufizuar.
“Buxheti i Shqipërisë sot është më i ulëti në Rajon, qeveria i ka lënë në baltë qytetarët, në do i kemi në vëmendjen tonë. Besojmë tek familja si institucioni më i rëndësishëm. Kemi politikë të qartë për legalizimet, do dëmshpërblejmë të përndjekurit politik dhe nuk do pranojmë politikën e lëmoshës”, tha ajo.
TAHIRI: LËVIZJA JONË RIKTHIM I DEMOKRACISË
Ora 12:15 - Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Saimir Tahiri, prezantoi në këtë kongres pjesën e dytë të programit politik të titulluar “Rivendosje e demokracisë”.
Ai tha se sot Shqipëria po vuan nga ç’demokratizimi, prandaj programi i PS ka si qëllim rikthimin e demokracisë. "Do ndajmë qartazi shtetin nga pushteti. Do vendosim standart të ri për korrupsionin. Për ne është e shenjtë shprehja e lirë e mendimit. Do bëjmë partneritet real me shoqërinë civile, kjo është një domosdoshmëri”, tha Tahiri.
Tahiri akuzoi qeverinë për dhunë e presione ndaj medias së lirë, ndërsa shtoi se “ne do ndërpresim dhunën. Nuk do lejojmë favorizimin e qeverisë për media të caktuara, do transformojmë TVSH. Ta largojmë fatin e vendit nga interest e pushtetit. Rilindja e Shqipërisë së re këtë do e bëjmë ne”, tha Tahiri.
KODHELI: PËRBUZIM POLITIKËN E TURPSHME TË BERISHËS
Ora 12:00 - Punimet e kongresit vazhduan me prezantimin e 4 shtyllave kryesore të programit politik të PS-së. Pjesa e parë, e titulluar “Rimëkëmbje e Ekonomisë” u prezantua nga deputetja Mimi Kodheli, e cila në themel të tij vuri angazhimin kundër varfërisë.
“Do heqim taksën e bukës dhe ilaçeve, duam taksën progresive. Do ulim taksat për 95 % të shqiptarëve, ndërsa brenda vitit të parë të qeverisjes do krijojmë 75 mijë vende të reja pune”, tha Kodheli.
Duke deklaruar se PS sot përbuz politikën e turpshme të Berishës, pasi sic tha ajo Shqipëria sot është një vend pa treg të lirë. “Programi ynë ka një përgjigje për pronarët”, tha Kodheli më tej.
PROGRAMI I KONGRESIT
Mësohet se më pas, punimet e Kongresit do të vijojnë me përshëndetjet e partive aleate, nga Internacionalja Socialiste, Partia e Socialistëve Evropianë dhe partnerë të tjerë të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Më tej, punimet e Kongresit do të vijojnë me diskutimet e lira të delegatëve të PS-së.
Në këtë pikë pritet që të ketë edhe ndërhyrje të deputetëve kundërshtarë. Mësohet se Arben Malaj ka përgatitur të mbajë fjalën e tij, në lidhje me demokratizimin e partisë, duke prekur çështje, të cilat janë diskutuar edhe gjatë turit të tij, në takimet me të rinjtë nëpër Shqipëri. Në vijim punimet e Kongresit do të merren me diskutimin e ndryshimeve statutore, të cilat do të kalohen nen për nen duke marrë parasysh edhe propozimet e delegatëve. Në fund fare, delegatët do të nisin votimin për Komisionin e Garancive Statutore dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Burimet bëjnë të ditur se ndër emrat e kandidatëve që janë futur rishtas në këtë forum të lartë është edhe ai i diplomatit, të shkarkuar pak kohë më parë, Dritan Hila.
Por mësohet se do të ketë mes kandidatëve edhe figura të tjera nga shoqëria civile dhe anëtarësia e PS-së, emra të propozuar edhe nga vetë deputetët sipas zonave. Tashmë përfaqësia e Kongresit ka hartuar një listë me emra, por gjatë punimeve të Kongresit mund të ketë prurje të reja, sipas propozimeve të delegatëve. Asambleja Kombëtare duhet të ketë një numër më të madh anëtarësh të zgjedhur me votë të fshehtë në krahasim me ata që futen drejtpërdrejt nga funksionet që mbajnë.
Por, sërish pritet të jetë pjesë e forumit, ish-kryetari Fatos Nano, ish-Presidenti Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Servet Pëllumbi, 64 deputetët, mes të cilëve edhe kundërshtarët e Ramës, etj. Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit Edi Rama.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Trojka e ambasadorëve në Kongresin e PS Bello: Sot Kongresi për fitoren e zgjedhjeve Programi i PS, zbulohen 92 faqet e para të “Rilindja Shqiptare” PD, Mustafarja: Kongresi i PS i dështuar FOTO: Nis punimet Kongresi i Partisë Socialiste