E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta ndaj korrupsionit, certifikohen 600 zyrtarë

Rreth 600 zyrtarë kanë marrë sot certifikata të trajnimit mbi parandalimin e konfliktit të interesit në administratën publike. Adriatik Llalla kryeinspektor i pasurive u shpreh se kjo do të krijojë një mekanizëm të mirë të luftës kundër korrupsionit.
Ndërkohë që në fjalën e tij Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha u shpreh se ky trajnim do të ndihmoj në parandalimin e korrupsionit në administratën publike. Basha deklaroi se kundër korrupsionit do të ketë luftë pa kriter.
Po ashtu zv.ambasadore e prezencës së OSBE-së Renat Herrmans u shpreh se ekonomia shqiptare nuk duhet të vuajë më nga problemi i korrupsionit
Zyrtarët që janë pajisur me certifikatë janë tashmë një hap më tej për luftën kundër korrupsionit. Ata janë të punësuar në disa prej ministrive më të rëndësishme si ministria e financave,ekonomisë e bujqësisë dhe e punëve publike dhe transporteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›