E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/Shpërthen bombula, 1 e plagosur

Një grua është plagosur në kryeqytet si pasojë e shpërthimit të një bombule në katin e gjashtë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ambasadës rumune në Tiranë.
Policia e cila u njoftua për ngjarjen shkoi menjëherë në banesën ku ndodhi shpërthimi ndërsa gruaja rreth të pesëdhjetave e cila ka pësuar djegie, u transportua në drejtim të spitalit për ndihmën e parë.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë edhe shërbimetet zjarrfikësve të cilat kanë marrë masat për shmangien e përhapjes së flakëve.
Ndërkohë specialistë të policisë janë duke hetuar shkakun e shpërthimit të ndodhur në bombulën e gazit e cila shkaktoi plagosjen e gruas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›