Xholi:S'kishim prova, pushuam 171 çështje

Një sërë arritjesh janë vënë në dukje në analizën e Prokurorisë së Tiranës, por mes tyre edhe kritika apo edhe vërejtje nga drejtuesi i prokurorise Genti Xholi. Ka nisur me regjistrimin e kallëzimeve penale ku për vitin 2009 shënohen 7286 kallëzime, por nuk kanë munguar mes kësaj edhe kritikat. Punën e oficerëve të policisë gjyqësore nuk e ka cilësuar mjaft të mirë kryeprokurori i kryeqytetit duke shtuar pas se është rritur edhe numri i vjedhjeve.
Por gjatë fjalës së tij kreu i akuzës së Tiranës ka pohuar se gjatë viti që lamë pas janë pushuar 171 dosje për mungesë provash, 525 nuk përbenin vepër penale dhe 222 dosje janë pushuar pasi i dëmtuari ka hequr dorë. Ndërkohë 182 dosje të vjetra që ishin pushuar, janë rihapur.
Ndërkohë në këtë analizë kanë qenë të pranishëm, kryeprokurorja Ina Rama, drejtori i hetimit kontrollit të ndjekjes penale në prokurorinë e përgjithshme Sokol Stojani, si dhe prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës.