E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i radhes pas dy javesh

Takim i formatit te njejte mes Prishtines dhe Beogradit pritet te mbahet pas dy javesh tha shefja e ekipit kosovar te bisedimeve Edita Tahiri. Sipas saj shpresa qe keto bisedime te prodhojne rezultate varet te kushtet e Bashkimit Evropian qe ua ka vene vendeve per integrim ne BE. Por Levizja Vetevendosje tha se Serbia do te perfitoje integrimin ndersa brenda Kosoves ne veri do te krijohet nje republike serbe.

Bisedimet mes Kosoves dhe Serbise pritet te zhvillohen cdo dy jave ndersa takimi i pare perfundoi pa marreveshje mes paleve. Shefja e ekipit kosovar te bisedimeve Edita Tahiri tha se sipas dinamikes se caktuar eshte parapare qe cdo dy jave te kete takime mes saj dhe homologut serb Borko Stefanoviq. Gjithnje pale e trete mbetet Bashkimi Evropian perkatesisht Robert Kuper dhe pjesemarres ne takim perfaqesuesi amerikan Tomas Kantrimen. Pas kthimit nga Brukseli ku u zhvillua takimi i pare zevendeskryeministrja Edita Tahiri perseriti se Beogradi vazhdon me mentalitetin e se kaluares dhe si pasoje e kesaj nuk eshte arritur marreveshje per kater temat e diskutuara.

Kur zgjidhjet preknin interesat nacionale asnje pale nuk ishte e gatshme te levize. Ne kemi shkuar me vija te kuqe ky eshte nje dialog teknik dhe nuk prek ceshtjen e statusit dhe te pavaresise tha Tahiri. Ne anen tjeter Levizja Vetevendosje ka filluar nje fushate per sic thuhet vetedijesimin e qytetareve te Kosoves per demin qe po i shkaktohet vendit me fillimin e negociatave te reja me Serbine. Ne fletushkat e shperndara ne Prishtine thuhet se negociatat e integrojne Serbine ne BE dhe e demtojne Kosoven. Aktivisti Zgjim Hyseni numeroi arsyet pse sipas Levizjes nuk duhet hyre ne bisedime

Nuk duhet te negociohet me Serbine sepse negociatat e integrojne Serbine ne BE nuk duhet negociuar me Serbine sepse negociatat e krijojne Republiken Serbe brenda Kosoves nuk duhet negociuar me Serbine sepse Serbia nuk e pranon pavaresine e Kosoves nuk duhet negociuar me Serbine sepse Serbia nuk po e ndryshon Kushtetuten e saj ku ajo e paraqet Kosoven si pjese integrale te Serbise nuk duhet negociuar me Serbine sepse ajo vazhdon ti financoje dhe ti perkrahe strukturat paralele ne Kosove tha Hyseni. Pretendimet per krijim te nje lsquorepublike serbe ne Kosove hidhen poshte nga zyrtaret e qeverise te cilet thone se statusi mbetet i paprekur.

Te gjitha negociatat qe jane zhvilluar mes Kosoves e Serbise ne fund nuk kane sjelle nje rezultat te pranueshem per te dyja palet. Kesaj here Edita Tahiri eshte me optimiste per faktin se sic tha ajo Kosova ka hyre ne bisedime si shtet sovran edhe pse zyrtaret serbe nuk e njohin ende Kosoven dhe nuk konsiderojne ate pale te barabarte ne bisedime. Por aspirata per tu integruar ne BE sipas Edita Tahirit e ka shtyre Serbine qe te hyje ne dialog. Arsyeja pse edhe pala tjeter edhe Serbia ishte e gatshme per keto biseda nderlidhet me kushtet qe duhet te plotesohen ne kuader te proceseve te integrimeve evropiane.

Sic e dini jane dy kushte themelore fqinjesia e mire dhe konstruktiviteti ne bashkepunimin rajonal - jane dy standarde te cilat cdo shtet qe aspiron te behet shtet i BE-se duhet ti plotesoje u shpreh Tahiri. Pervec temave qe u diskutuan ne takimin pare regjistri civil kthimi i dokumenteve kadastrale problemi i CEFTA-s e vulat doganore sipas Tahirit ne te ardhmen do te diskutohet edhe ceshtja e te pagjeturve asimetria tregtare telekomunikacioni fondi pensional dhe shume probleme te tjera te grumbulluara per 12 vjet. Qeveria tashme ka marre bekimin e Kuvendit te Kosoves per bisedimet edhe pse pa votat e opozites. Kete jave Kuvendi miratoi nje rezolute per te cilen thuhet se i jep mbeshtetje dialogut Kosove - Serbi si dy shtete te pavarura e sovrane dhe i jep nje rol shtese Kuvendit ne mbikeqyrjen e procesit te filluar te bisedimeve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›