Lufta në Ukrainë, BE drejt paketës së shtatë të sanksioneve kundër Rusisë

BE po planifikon të propozojë një paketë të shtatë sanksionesh kundër Rusisë javët e ardhshme si pasojë e luftës së saj në Ukrainë, raporton La Rebublicca.
Sanksionet mund të përfshijnë kufizime në importet e arit, masa për të rregulluar sanksionet e mëparshme dhe lista shtesë të individëve dhe subjekteve.
Rusia është përballur me një sërë sanksionesh ekonomike nga vendet perëndimore në përgjigje të pushtimit të saj të Ukrainës më 24 shkurt.
/rtsh.al/