Dani Alves: Barcelona, pa respekt për ata që bënë historinë e

Dani Alves priste një trajtim tjetër në përvojën e tij të dytë në Barcelonë, që sapo ka përfunduar. 39-vjeçari, i cili synon një vend mes skuadrës së Brazilit në Botërorin e ardhshëm, në një intervistë për The Guardian foli për keqardhjen e tij për sjelljen e klubit katalanas: “Isha i lumtur që u ktheva në Barcelonë. Kam ëndërruar për pesë vjet të jetoj atë momentin e dytë. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte se si u trajtua lamtumira ime. Që në ditën e parë që mbërrita, e bëra shumë të qartë se nuk isha më një djalë 20 vjeç dhe doja që gjërat të bëheshin paraprakisht, pa i fshehur ato. Por ky klub ka gabuar vitet e fundit. Barcelona nuk kujdeset për njerëzit që bënë historinë e klubit. Do të doja që shoqëria t’i bënte gjërat ndryshe. Nuk po flas vetëm për mua”.
Në çdo rast, Dani Alves e pranon se ishte një mundësi e shkëlqyer për karrierën e tij duke u rikthyer për të luajtur në Camp Nou: “Unë do t’i jem përjetësisht mirënjohës Xavi dhe presidentit që më kthyen. Gjeta një ekip plot me të rinj me ide të pabesueshme. Por klubi duhet të përmirësojë punën e tij jashtë fushës. Mentaliteti është krejtësisht i kundërt me atë që kemi ndërtuar vite më parë. Gjithçka që ndodh në fushë është një reflektim i asaj që ndodh jashtë”.
Pastaj për të ardhmen e tij, e cila duket e orientuar drejt Real Valladolid: “Më pëlqejnë sfidat dhe përshtatem me çdo situatë. Dolën gjëra interesante, po i studioj”.