E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OBSH: COVID-19 mbetet një emergjencë globale shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se COVID-19 mbetet një emergjencë globale, gati dy vjet e gjysëm pasi u shfaq për herë të parë.

Agjencia shëndetësore e OKB-së së shpalli nivelin më të lartë të alarmit, i njohur si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, për COVID-19 më 30 janar 2020.

Komiteti i Emergjencave, i përbërë nga ekspertë të pavarur, tha në një deklaratë se ka raste në rritje, evolucioni i vazhdueshëm viral dhe presioni mbi shërbimet shëndetësore në një numër vendesh nënkuptonin që situata është ende një emergjencë.

Rastet e raportuara në OBSH ishin rritur me 30% në dy javët e fundit, megjithëse komiteti pranoi se rritja e imunitetit të popullsisë, kryesisht nga vaksinat, kishte parë një “shkëputje” të rasteve nga shtrimet në spital dhe vdekjet, raporton Reuters.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus pranoi këshillën e komitetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›