Lufta në Ukrainë, Finlanda: Gati për luftë nëse Rusia na sulmon

Finlanda është e gatshme të përballet me luftë me Rusinë nëse kjo e fundit e sulmon. Kështu është shprehur Shefi i forcave të armatosura të Finlandës, gjenerali Timo Kivinen duke theksuar se vendi i tij është përgatitur për një sulm rus dhe do të bënte rezistencë të ashpër në rast se do të ndodhte, raporton La Guardian.
“Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte që po zhvillohet në Ukrainë, me një përdorim masiv të fuqisë së zjarrit, forcave të blinduara dhe gjithashtu forcave ajrore. Ukraina ka qenë një kafshatë e vështirë për t’u përtypur nga Ruasia dhe po ashtu do të jetë edhe Finlanda”, tha Kivinen.
Finlanda ka ruajtur një nivel të lartë të gatishmërisë ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi ka zhvilluar dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor, me të cilin ndan një kufi prej 810 miljesh.
/rtsh.al/