Tërmeti në Afganistan, shkon në 1000 numri i viktimave! 1500 të plagosur

Ka shkuar në 1000 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin këtë të mërkurë (22 qershor), ndërsa ai të plagosurve ka shkuar në 1500.
Tërmeti, me magnitudë 6.1 ballë, goditi pak pas orës 01:30 ndërsa njerëzit ishin në gjumë. Qindra shtëpi u shkatërruan prej lëkundjeve.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në dy dekada dhe një sfidë e madhe për talebanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.
Tërmeti goditi rreth 44 km nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi.
Talebanët kërkuan ndihmë ndërkombëtare për përpjekjet e shpëtimit. Ata i kërkuan OKB-së t’i mbështesë në drejtim të vlerësimit të nevojave./ BBC
/rtsh.al/