E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse bombardojnë qendrën e Khersonit, të paktën 8 viktima dhe 58 të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe 58 të tjerë u plagosën, pasi forcat ruse bombarduan qendrën e Khersonit , në Ukrainë. Lajmi u bë ne dije nga zëvendës shefi i shtabit të presidencës ukrainase, Kirylo Tymoshenko.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, reagoi duke i dënuar sulmet si një akt “terrorizmi”.

“Këto nuk janë instalime ushtarake. Sulme të tilla vrasin për frikësim dhe kënaqësi”, shkroi ai në Telegram./ CNN. gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›