Protesta në Paris pas sulmit ku mbetën të vrarë 3 persona, përleshje mes policisë dhe komunitetit kurd

Përplasje janë regjistruar mes policisë në Paris dhe anëtarëve të komunitetit kurd, të cilët janë ngritur në protesta pas vrasjes së tre kurdëve në kryeqytetin francez nga një person i armatosur me të kaluar kriminale, i cili dyshohet se e kreu sulmin për motive racore.
Përfaqësues të komunitetit kurd në Francë janë mbledhur sot në qendër të Parisit duke kërkuar përgjigje për sulmin e përgjshëm.
Ata përmbysën disa makina, ndërsa zjarre të vogla shpërthyen rreth Place de la République, që është pikë referimi tradicionale e kryeqytetit francez për demonstrata.
Incidentet shpërthyen kur disa protestues po largoheshin nga sheshi duke hedhur bomba molotov në drejtim të forcave të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës./ CNN.gr
/rtsh.al/