Trajneri i Marokut, Regragui: Wndërruam dhe ia dolëm

“Ne ëndërruam dhe ia dolëm. Djemtë sakrifikuan në fushë, dhanë gjithçka. Ne po jetojmë historinë. Është një ditë e madhe për Marokun”. Pas suksesit të arritur dhe eliminimit të Spanjës, trajneri i Marokut, Walid Regragui, komentoi paraqitjen e ekipit të tij: “Tani duhet të pushojmë dhe më pas do të duhet të kënaqemi. Spanja na lodhi shumë, por ne i qëndruam planit tonë. Nuk është bërë asgjë akoma, tani le të mendojmë nga ndeshja në ndeshje”. Për udhëtimin e Marokut: “Thashë se nuk do të mbërrijmë në Kupën e Botës për të luajtur vetëm tri ndeshje. Pse të mos ëndërrojmë të fitojmë Kupën e Botës? Po e përsëris, por e kam thënë edhe më parë. Pse të mos ëndërroni për gjysmëfinalen tani?”.
Mbreti i Marokut ka uruar kombëtaren për kualifikimin historik në çerekfinale të Kupës së Botës. Kjo është bërë e ditur nga agjencia Map. Mohammed VI foli në telefon me presidentin e Federatës Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa dhe me trajnerin e kombëtares, Ëalid Regragui, duke shprehur “urimet e tij të sinqerta për lojtarët dhe stafin teknik dhe administrativ që kanë dhënë më të mirën nga vetja në ndeshjet në Katar. Mbreti përshëndeti performancën historike të anëtarëve të ekipit kombëtar, të cilët përmbushën pritshmëritë dhe aspiratat e publikut të madh maroken, që i mbështet ata në Marok, Katar dhe në mbarë botën.