E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ramos “fshin” CR7, Portugalia fundos Zvicrën, në çerekfinale

Marok-Portugali, çerekfinalja e fundit e shënuar në tabelën e rezultateve të Kupës së Botës 2022. Përfaqësuesja luzitane, me Cristiano Ronaldon në stol deri në minutën e 73-të, mposhti Zvicrën 6-1, të udhëhequr nga një Gonçalo Ramos i jashtëzakonshëm. Tripleta e sulmuesit të Benfikës, u shoqërua dhe nga golat e Pepe, Guerreiro dhe Leao. Ndërkohë, të besuarit e Yakin duhet të kënaqen me golin e flamurit të shënuar nga Akanji, e vetmja notë pozitive në një mbrëmje me të vërtetë makthi.

Cinike, e papërmbajtshme, e rrjedhshme dhe e bukur për t’u parë. Portugalia fillon në mënyrën më të mirë, ajo që mund të përkufizohet si epoka pas CR7. Në fakt, ish-lojtari i United kishte nisur gjithmonë si titular në ndeshjet eliminatore në të cilat kishte marrë pjesë mes Kampionatit Evropian dhe Botërorit, por trajneri Santos donte të hapte një kapitull të ri ndaj Zvicrës.

Protagonist absolut është 21-vjeçari Ramos, i cili merr një trashëgimi shumë të rëndë, merr skuadrën mbi supe dhe e udhëheq në turin tjetër me një paraqitje të paharrueshme. Për ta ndihmuar, natyrisht  që nevojitet dhe talenti i Bernardo Silvës dhe Bruno Fernandes, gara e Guerreiro-s dhe Dalot-it , soliditeti i përjetshëm i Pepes.

Lavdia përfundimtare edhe për Leaon, tashmë me golin e tij të dytë (të jashtëzakonshëm) në turne pavarësisht kohës shumë të vogël në lojë. Një makinë që duket e përsosur, ndoshta edhe më shumë se kur Cristiano është në bord, dhe që tani mund të ëndërrojë shumë.

Zvicra u përpoq të mbysë driblimin lusitan duke shtypur në të gjithë fushën në minutat e para, por cilësia e djemve të Santos kërkoi vetëm pak kohë për t’u shfaqur.  Pas zhbllokimit të rezultatit, Portugalia ishte në kontroll të plotë të lojës, duke triumfuar në të gjitha drejtimet.

STATISTIKA

– Gonçalo Ramos është lojtari i parë që shënon një triplet në ndeshjen e parë si titullarë në Kupën e Botës që nga Miroslav Klose i Gjermanisë kundër Arabisë Saudite në 2002.

– Gonçalo Ramos është lojtari i parë që është përfshirë në të paktën katër gola në një ndeshje të Kupës së Botës në shekullin e 21-të (tre gola, një asistim). Ai është gjithashtu, me 21 vjeç e 169 ditë është lojtari më i ri që ka shënuar tripletë që nga Florian Albert për Hungarinë kundër Bullgarisë në vitin 1962 (20 vjeç e 261 ditë).

– Portugalia arriti në çerekfinale të Kupës së Botës për herë të tretë në historinë e saj, pasi e kishte bërë këtë në 1966 dhe 2006.

– Gonçalo Ramos është lojtari më i ri që ka shënuar për Portugalinë në një ndeshje të fazës eliminatore të Kupës së Botës (21 vjeç e 169 ditë).

– Kjo është vetëm hera e dytë që Portugalia ka shënuar të paktën katër gola në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës, pasi ia doli në çerekfinale kundër Koresë së Veriut në edicionin e 1966 (5-3 në atë rast).

– Zvicra është eliminuar në raundin e 16-shes në të pesë pjesëmarrjet e saj të fundit në Kupën e Botës (1994, 2006, 2014, 2018 dhe 2022).

– Zvicra është ekipi i vetëm që është eliminuar në raundin e 16-shes në secilën nga tre Kupat e Botës të fundit.

– Kjo është humbja më e thellë e Zvicrës në një ndeshje të Kupës së Botës, e barabartë me humbjen 5-0 kundër Gjermanisë në edicionin 1966.

– Pepe është lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në fazën eliminatore në Kupën e Botës (39 vjeç e 283 ditë).

– Cristiano Ronaldo nuk arriti të nisë një ndeshje nga minuta e parë përë Portugalinë midis Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian për herë të parë që nga viti 2008 (përsëri kundër Zvicrës), duke i dhënë fund një serie prej 31 ndeshjesh radhazi.

– Xherdan Shaqiri bëri ndeshjen e tij të 112-të për Zvicrën sonte, duke barazuar Alain Geiger si lojtari i dytë me më shumë prezenca në historinë e kombëtares zvicerane pas Heinz Herrmann (118).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›