Mercedes starton Bahrein-in, Rosberg do të ndiqet nga Vettel dhe Alonso
Qëndroi i fshehur gjatë provave të lira, por triumfoi në ato të kualifikimeve. Nico Rosberg ishte i shpejtë (1’32” 330) në kualifikueset për Çmimin e Madh të Bahreinit, të planifikuar për nesër.
Teksa shoferi i Mercedesit, do të niset i dyti, Sebastian Vettel di përfundoi kualifikueset me kohën e dytë (1’32” 584) përpara Fernando Alonso-s (1’32” 667).
“Ka qenë një pozicion fantastik pole, jemi të lumtur, por do të shihemi nesër”,- shpjegoi për ‘Sky Sports’ kreu i Mercedes-it Toto Wolff.
Lewis Hamilton kapi kohën e katërt, megjithatë, për shkak të dënimit, do të fillojë në të nëntën. Fat i njëjtë për Mark Webber i cili përfundoi me kohën e pestë më të shpejtë, por nesër do të fillojë nga vendi i shtatë. Felipe Massa i përfundoi kualifikueset në vendin e gjashtë, por do të fillojë në të katërtin së bashku me Alonso-n. Kimi Raikkonen në të tetin ndërsa ata janë lënë pas ato të McLaren, Jenson Button fillon i dhjeti dhe i dymbëdhjetë Perets.