Lufta për një firmë
20 nëntori është data e radhës për të përmbushur 3 reformat e mbetura, për të pasur mundësi të mira për të marrë statusin e vendit kandidat
Kjo datë është pranë dhe të gjithë pyesim veten se si do të shkojë vallë.
Mesazhe vijnë nga të gjitha anët, duke u bërë thirrje atyre që kanë në dorë fatin e kombit shqiptar të ecin përpara. Por kemi ngecur si ajo anija që s’del dot nga porti.
Në fakt, çështja e integrimit shqiptar nuk ka ngecur as tek “Fieri” e as tek reformat që priten të nënshkruhen. E gjithë lufta bëhet për një firmë, që nuk është dosido e nuk mund të hidhet ashtu rëndom, siç ndodh zakonisht, sepse ajo është historike për nga vlera.
Ai që do të firmosë i pari hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të hyjë automatikisht në historinë moderne demokratike të vendit përkrah Ahmet Zogut, Ismail Qemalit, Esat Pashë Toptani, Enver Hoxha e të tjerë. Sado që mund të jetë folur dhe flitet keq për ndonjërin prej këtyre figurave, tek e fundit ato i ka marrë historia.
Hyrja e Shqipërisë në BE do të jetë një festë e dytë pavarësie, apo një 28 Nëntor i dytë.
Këtë ëndërrojnë edhe sot e kësaj dite Edi Rama dhe Sali Berisha se kush do ta hedhë këtë firmë historike mbi kartë me stilografin e shndritshëm që do të njihet për 200 e 300 vitet e ardhshme. Kështu glorifikimi i emrave e portreteve të tyre do të jetë i garantuar.
Për këtë luftohet sot nga politikanët tanë e jo për integrimin e vendit, për popullin e mirëqenien e tij.
Këtu nuk bëhet fjalë për liberalizim vizash, siç ndodhi me Shqipërinë në 2010, apo anëtarësimin të vendit në NATO si në 2008. Integrimi i vendit në BE, e cila që nga viti 2000 deri më tani ka investuar një total prej 813.5 milionë eurosh, është projekti më gjigand dhe me ndikimin më të madh për kombin tonë, kështu që politikanët tanë të nderuar po rendin kush e kush t’i fusë shkopinjtë nën rrota tjetrit që ta përvetësojë këtë meritë.
Në këto 20 vite, dy politikanët tanë kanë bërë një luftë jo duke përdorur inteligjencën, por marifetet. Edhe tani kur ditët i kemi të numëruara, hiti i tetorit, “Çështja e Fierit”, nuk na vjen në formë “remix”, por ka mbetur “origjinal”. Kjo çështje, e cila ka një vit e ca që fle nëpër sirtarë, vetëm tani u servir si çështje nga socialistët. Nga ana tjetër, edhe demokrati Berisha nuk i hedh sytë fare nga kjo çështje si për të përforcuar idenë e përgjithshme se rivali i tij është sebepi që vendi nuk po hyn në BE.
Në këtë sfond flasin për zgjedhje, por nuk duhet të harrojnë se populli shqiptar nuk është më ai kur me një dash mund ta drejtoje e ta fusje të gjithin në stan. Rreth 70-80 përqind e popullit shqiptar është europian tani dhe sytë e tyre janë më të hapur tani.
Hapat e ndërmarra deri më tani lidhur me integrimin nga ana e politikanëve tanë janë bërë me përllogaritje të sakta porse ata kanë nënvlerësuar një detaj shumë të rëndësishëm se shqiptarët kanë në dorë t’ua kthejnë me të njëjtën monedhë më 23 qershor.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)