Milo: Dokumenti i Zenelajt, nuk shpall pavarësinë kombëtare por të Durrësit
Dokumenti që Zenelaj ka paraqitur, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me togfjalëshin 'zbulim epokal', por është një dokument, i zakonshëm për t'u përgëzuar, që shpall pavarësinë e Durrësit". Kështu është shprehur dje në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", historiani i njohur Paskal Milo. Një ditë pas botimit të intervistës së Eqrem Zenelajt, i cili ofronte edhe një dokument që e cilësonte si Deklaratë të Pavarësisë së Shqipërisë bërë në Durrës, Milo ka reaguar, duke kundërshtuar interpretimin e bërë.
Sipas tij, po të analizohet me vëmendje edhe kjo shpallje, ose ky dokument që pretendohet që të jetë dokumenti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të vihet re se ai nuk ka dimensionet e një dokumenti që shpall Pavarësinë Kombëtare. "E para, sepse dokumenti nga sa shikohet nga emrat që ka, është i nënshkruar vetëm nga përfaqësues të trevës së Durrësit", - sqaron ai. Më tej, profesor Milo vëren se "që një dokument të marrë vlerën e një vendimi kombëtar, duhet të reflektojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha trevat shqiptare, nga Shqipëria e Jugut, e Mesmja dhe e Veriut, nga Çamëria, Kosova, nga shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, etj., siç morën pjesë në Kuvendin e Vlorës". Në intervistën e mëposhtme analizon qëndrimin e kryeministrit Berisha, i cili një javë më parë e etiketoi dokumentin që Zenelaj solli nga Vjena "Deklaratë të Pavarësisë së Shqipërisë, shpallur në Durrës më 26 nëntor".
Profesor, sot (dje) në "Gazeta Shqiptare" u botua një intervistë me prof.Eqrem Zenelajn, në të cilën ky i fundit fliste për një dokument që cilësohet prej tij "Deklarata e Pavarësisë shpallur në Durrës." Si historian, si hulumtues arkivash e si autor i disa librave, cili është mendimi juaj për dokumentin?
E lexova me shumë vëmendje materialin e botuar në Gazetën tuaj nga prof. Eqrem Zenelaj. Atë personalisht unë nuk e njoh dhe as veprën e tij, për shkak të mungesës së kontaktit. Sot gjithashtu mësova edhe për deklaratën e para disa ditëve të kryeministrit shqiptar, se gjoja pavarësia e Shqipërisë qenka shpallur në Durrës që në 26 nëntor 1912. Pa dashur të polemizoj me z.Zenelaj, që në fillim dua të them jo në adresë të tij si person, që dokumenti që ai ka paraqitur, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me togfjalëshin 'zbulim epokal', por është një dokument, i zakonshëm për t'u përgëzuar, që është gjendur, por si mjaft dokumente të tjera të kohës të cilat janë botuar dhe që kanë dëshmuar se në disa qytete të Shqipërisë, si në Elbasan, Tiranë, apo në Durrës edhe në vende të tjera paria lokale e tyre e ka shpallur pavarësinë nga osmanët, edhe për shkak të urgjencës që paraqiste koha, sepse po vinin ushtritë serbe dhe patriotët shqiptarë të këtyre treva dëshironin që ardhja e këtyre pushtuesve të rinj t'i gjente këto si të pavarura.
Cila është domethënia e këtij dokumenti ose vlerat reale sipas jush?
Po të analizohet me vëmendje edhe kjo shpallje, ose ky dokument që pretendohet që të jetë Dokumenti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do të vihet re se ai nuk ka dimensionet e një dokumenti që shpall Pavarësinë Kombëtare. E para, sepse dokumenti nga sa shikohet nga emrat që ka, është i nënshkruar vetëm nga përfaqësues të trevës së Durrësit. Ndërkohë që një dokument, për të marrë vlerën e një vendimi kombëtar, duhet të reflektojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha trevat shqiptare, nga Shqipëria e Jugut, e Mesmja dhe e Veriut, nga Çamëria, Kosova, nga shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, etj., siç morën pjesë në Kuvendin e Vlorës. Ky dokument ka karakter lokal të pastër dhe nuk është dokument përfaqësues. As nuk mund të pretendohet që një dokument lokal si ky, si ai i Tiranës apo i Elbasanit, të mund të ketë shpallur pavarësinë për të gjithë kombin shqiptar në të gjitha trevat e tij. Kjo është logjika e interpretimit historik të dokumentit.
Studiuesi Zenelaj u prit edhe nga kryeministri, e në fakt ishte shefi i qeverisë ai që e prezantoi këtë dokument fillimisht si Deklaratë Pavarësie...
Duke përjashtuar entuziazmin e z. Zenelaj, mua më habit entuziazmi dasha-keqës i kryeministrit shqiptar, i cili siç e ka zakon, pa u thelluar në dokumente e në fakt për çdo gjë që dëgjon ose që i serviret, menjëherë përpiqet të krijojë sensacione dhe të flasë pa u menduar, siç bëri edhe në këtë rast.
Në një analizë të mëtejshme historike të asaj çfarë kam lexuar nga intervista që ju i keni marrë z.Zenelaj, mund të them që në arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë ekzistojnë të gjitha dokumentet austriake të kohës, të marra nga një ekspeditë shkencore, shumë vjet më parë në Vjenë, ku edhe janë botuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Çdo lexues normal nëse i shikon këto dokumente, do të vërejë që diplomacia austro-hungareze, me në krye kontin Berchtold atë kohë, kanë ndjekur në vijimësi të gjithë procedurën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo e priti Ismail Qemalin në Vjenë, bisedoi me të dhe konsujt austriakë qoftë në Trieste, qoftë në Durrës ku e pritën, para se të shkonte në Vlorë, kanë dhënë raporte të qarta për çfarë ai ka biseduar me ta. Konsulli austriak në Vlorë, Leihanec ka raportuar për mbledhjen e Kuvendit të Vlorës më 28 Nëntor, për shpalljen e Pavarësisë, për krijimin e qeverisë së parë kombëtare me në krye Ismail Qemalin. Këto janë dokumente të njohura dhe nuk është nevoja të interpretohet një dokument i dorës së dytë që flet për një ngjarje lokale, si një dokument e zbulim epokal.
Në gjykimin tuaj është keqinterpretim?
Në qoftë se z.Zenelaj do të dinte që këto dokumente janë të njohura nga historianët, që janë bërë publike, nuk do të merrte guximin ta interpretonte një dokument me dimension lokal si një dokument i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Për më tepër të vjen keq që në këtë 100-vjetor, viktimë me dashje i keqinterpretimit të historisë dhe i dokumenteve të padiskutueshme shqiptare dhe të huaja bëhet kryeministri ynë. Duhet të mos flasim me emocione në interpretimin e dokumenteve, por duhet të shikojmë realitetet historike, ashtu siç janë të dokumentuara me shumicë.
Si i shihni raportet e konsujve austriakë, të cilët informojnë edhe Vjenën për zhvillimet në Shqipëri?
Vjena mund të mos ketë pasur dëshirë që flamurin në Vlorë ta ngrinte Ismail Qemali, kjo dihet. Para I. Qemalit Vjena preferonte që flamurin ta ngrinte Syrja bej Vlora dhe djali i tij Eqerem bej Vlora, madje ky i fundit shkoi në shtator 1912 në Vjenë, ku ra dakord me austriakët që të bënte përpjekje së bashku me babanë e tij të mblidhnin një kuvend në Vlorë që ta shpallnin ata Pavarësinë. Kjo qe arsyeja që Vjena nuk e priti mirë Ismail Qemalin, dhe kjo është arsyeja pse Berchtold në një letër që i shkruan ministrit të Jashtëm italian, San Giulianos, bashkohej me mendimin e tij që ne nuk duhet t'ia besojmë këtë vepër Ismail Qemalit, sepse nuk e kontrollonin dot. Kurse Eqerem bej Vlora, dhe i ati Syrja bej Vlora ishin austrofilë të deklaruar. Madje, Eqerem bej Vlora, në një letër që i dërgon më vonë Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme Austriake, Rapaport, i shpreh mllef për Ismail Qemali që arriti para tyre të mbledhë Kuvendin në Vlorë e të shpallë Pavarësinë. Madje nxjerr aty edhe një pjesë të bisedës së bërë në Vjenë, ku është përgatitur edhe fjalimi që do të mbante vetë Eqerem bej Vlora në rast se do ta shpallte pavarësinë. Pra Vjena ka qenë shumë e qartë se si do të zhvilloheshin punët në këtë kohë. Konsujt e saj në Vlorë gati përditë i dërgonin mesazhe dhe i informonin. Është jashtë çdo realiteti historik e çdo konceptimi intelektual në leximin e saktë të dokumentit, të pretendosh se pavarësia e Shqipërisë është shpallur në Durrës më 26 nëntor, me një dokument që nga të gjitha pikëpamjet dëshmon se ka një karakter lokal si shumë të tjera.
Në dokument kërkohet ndihma e Austrisë që të mos copëtohemi nga serbët. Çfarë tregon kjo?
Ky fakt përforcon atë çka unë thashë deri tani. Në Durrës ishte e njohur që po vinin ushtritë serbe dhe në fakt erdhën dhe e pushtuan Durrësin disa ditë më vonë. Nismëtarët e këtij dokumenti kanë nxituar të shpallin pavarësinë, duke e ditur që po vinin ushtritë serbe në Tiranë dhe në Durrës. Ata i drejtohen Austrisë që t'i ndihmojë, të pengohen ushtritë serbe dhe të mund të bënte atë detyrë që do ta bënte çdo patriot shqiptar në atë kohë që donte që atdheu i vet të ishte i pavarur dhe jo nën thundrën e otomanëve e as të atyre serbë apo grekë. Nga kjo pikëpamje nuk ka ndonjë element të ri. Vetë Ismail Qemali u nis dhe iku shpejt nga Durrësi, duke pasur parasysh edhe rreziqet që kërcënonin Shqipërinë nga ushtritë serbe që po vinin drejt Adriatikut përmes veriut, e nga ushtritë greke që po vinin nga jugu, dhe që tashmë kishin mbërritur në pragun e Vlorës. Në të dyja anët rreziku ishte i madh. Rëndësia e aktit të Ismail Qemalit ishte se në një moment kur Shqipëria mund të binte në duart e fqinjëve ata shpallën pavarësinë, që t'i tregonin botës se ky vend ka zot, se shqiptarët nuk mund të pranojnë as pushtimin e ushtrive të vendeve fqinje, as copëtimin prej tyre.
Ky dokument që pretendohet të jetë unikal dhe me vlerë kombëtare, nuk mund ta ketë këtë vlerë, nuk mund të jetë akt i Pavarësisë së kombit, se është akt i një pavarësie lokale, i Durrësit, dhe për këtë ka atë vlerë që ka, siç janë vlerësuar dhe dokumente të tilla analoge për qytete të tjera.
Zenelaj: Deklarata e Pavarësisë shpallur në Durrës mban firmën e Ismail Qemalit
Një zbulim epokal! Kështu e konsideronte Prof.Dr.Eqrem Zenelaj dokumentin e gjetur në arkivin e Vjenës, që mban emrin "Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë". Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" ai sqaronte dje, se ajo është në gjuhën osmane, ka pak rreshta dhe në fund janë edhe firmat e delegatëve. "Ruhet në Vjenë, është në osmanishte", - vërente Zenelaj, dhe shtonte se së bashku me të, në arkivat vjeneze ka siguruar edhe një kopje gazete të kohës, që lajmëron se Pavarësia e Shqipërisë u shpall në Durrës nga Ismail Qemali, si edhe një telegram që konsulli austriak dërgon nga Vlora në Vjenë ku thotë: "Sot ishte te unë Ismail Kemal Bej Vlora, i cili më njoftoi për Deklaratën e Pavarësisë në Durrës dhe se ai me mbi 20 delegatë ka udhëtuar më datë 26 nëntor, natën nëpër Fier për në Vlorë". Për Zenelajn, rëndësia e këtij zbulimi është shumë e madhe. Madje në telefonatën tonë të parë me të, ai e cilësoi zbulim epokal. Ditë më parë, ai u paraqit në zyrën e Kryeministrit Sali Berisha për t'i dhuruar një kopje të deklarate. Qe nga ky takim që u nxit kërshëria jonë për të mësuar më shumë mbi këtë dokument të panjohur. Profesor Zenelaj iu përgjigj pozitivisht interesimit tonë për një intervistë dhe na vuri në dispozicion faksimilen e dokumentit të deklaratës, që u botua dje. Prof. Eqrem Zenelaj hodhi dritë mbi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë firmosur në Durrës më 26-27 nëntor 1912! Ai tha se u firmos në Durrës nga Ismail Qemali dhe disa emra të tjerë, dhe se është përmendur më herët edhe nga Lef Nosi. Teksti i saj ishte: "Konsullatës së Shtetit të ndershëm të Austro-Hungarisë në Durrës./ Shpallje/ Duke mos iu nënshtruar asnjë shteti, tani u bë Pavarësia. Andaj në këtë cilësi ju lutemi me përgjërim që ta mbroni sovranitetin tonë që të mos nëpërkëmbet nga qeveria e Serbisë. Më 26/27 Nëntor të vitit 1912".
Deklaratën e Durrësit, Puto e Xhufi e cilësuan spekulim
Nuk ka Deklaratë Pavarësie të firmosur në Durrës nga Ismail Qemali". Ky ka qenë reagimi i historianëve Arben Puto dhe Pëllumb Xhufi për "Gazeta Shqiptare", pothuajse një javë më parë pas fjalimit që kryeministri Berisha mbajti në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Shefi i ekzekutivit, ndërsa foli për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, tha se një historian i ka sjellë një dokument jashtëzakonisht interesant. "Më sjell Deklaratën e Pavarësisë, të firmosur nga Ismail Qemali në Durrës. Ai po udhëtonte për në Vlorë, por e la këtë dokument, se po t'i bënin prita, po ta asgjësonin, të kishte shpallur pavarësinë, sepse rruga për në Vlorë ishte plot rreziqe", - pat thënë ai. Por kundër tij, dolën dy historianë të njohur, që kanë hulumtuar arkiva që e njohin periudhën historike. Ata të dy e mohuan ekzistencën e një dokumenti të tillë. Sipas Putos e Xhufit nuk është përmendur asnjëherë që një Deklaratë Pavarësie të jetë firmosur nga Ismail Qemali, që në Durrës, kur ai ishte në rrugën drejt Vlorës. Për Arben Puton, Deklaratë Pavarësie ka vetëm një dhe ajo është firmosur në Vlorë; ndërsa Pëllumb Xhufi vëren se "nuk di se ç'qe ajo kartë me ato vula e firma në osmanishte, që i ofroi kryeministrit 'zbuluesi'". Dyshoj se janë ndonjë akt i fundit i administratës osmane, një dokument doganor, ndonjë urdhër-arresti për Ismail Qemalin e shokët e tij, a ku ta di unë, por asesi një akt pavarësie".
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)