E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftanijet ruse nuk kanë hyrë në Siri

Moska dhe Damasku i kanë mohuar raportet se disa luftanije ruse me forca speciale kanë arritur në Siri.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një tank rus ndodhet në portin Tartus që prej dhjetë ditësh, por theksoi se asnjë luftanije nuk është nisur me mision në Siri.

I njëjti burim tha se tanku ndodhet aty për të ndihmuar parullat anti-pirateri në Gjirin Aden.

Agjencia siriane SANA citon burimet ushtarake t`i kenë hedhur poshtë raportet si pjesë e “fushatës së gënjeshtrave” kundër Sirisë.

Rusia, ndryshe njihet si furnizuese e madhe me armë për shtetin sirian.

Ky i fundit është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 8,000 persona kanë humbur jetën në trazira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›