Rreth 40 të vrarë në një seri shpërthimesh në Irak

Shkon në 38 numri i personave të vrarë në një seri sulmesh në Irak ndërsa raportohet për mbi 160 të plagosur.
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga shpërthimet në qytetin e shenjtë shiitë të Qerbelasë, ndërsa viktima janë regjistruar edhe në Kirkuk, Bagdad, Hilla, Baji dhe Dakuk.
Sulmet thuhet të kenë pasur në shënjestër forcat irakiane të sigurisë dhe zonat shiite. Ato vijnë pak ditë para samitit të Ligës Arabe, vendi i të cilit do të jetë Bagdadi.