Mijëra persona marrin pjesë në funeralin e Papës Shenuda
Mijëra persona janë tubuar në katedralen kryesore të Egjiptit, për t`i dhënë lamtumirën e fundit Papës Shenuda III.
Autoritete fetare nga disa vende, përfshirë delegacionin e Kishës Katolike nga Vatikani, kanë marrë pjesë në ceremoninë e funeralit që është zhvilluar në katedralen e Shën Markut në Kajro.
Shenuda ka vdekur në moshën 88-vjeçare, ndërsa Kishën Ortodokse Kopte e ka udhëhequr për 40 vjet.
Të krishterët koptë përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së Egjiptit.