Nesër, “Besa e vëllait të vdekur”
Tiranë - “Besa e vëllait të vdekur” është pjesa që do të vihet nesër në skenën e Teatrit Kombëtar për të gjithë spektatorët kryeqytetas. Ajo mbështetet në legjendën e Konstandinit dhe Doruntinës së shekujve VII-VIII, dhe do të vihet në skenë nga regjisori Sotiris Hatzakis.
Teatri Kombëtar i Tiranës është stacioni i radhës së kësaj pjese, në kuadër të turneut të shfaqjeve shumë gjuheshe.
Në të interpretojnë aktorët Margarita Xhepa, Maria Katsiadaki dhe Maia Morgenstein. Roli i nënës së Kostandinit dhe Doruntinës do të flasë në gjuhë të ndryshme.
Në shfaqjen që do të sillet për spektatorin shqiptar vetëm në një mbrëmje, do të interpretohen nga kori i zisë këngë të ndryshme tradicionale të Greqisë, Serbisë, Bullgarisë, Shqipërisë, të Malit të Zi, etj.
Pas shfaqjes në Tiranë, kjo pjesë do të vihet edhe në skenat e Beogradit, Sofjes dhe Bukureshtit.