KE: Klasa politike te vazhdoje reformat
Pas publikimit te raportit te OSBE/ODIHR per zgjedhjet vendore, Komisioni Europian ka kerkuar nga klasa politike qe angazhohet per permbushjen e reformave qe kane te bejne me procesin e integrimit te vendit ne Bashkimit Europian. Nje zedhenes i Komisionit Europian tha dje per televizionin "ABC Nees", se dokumenti per zgjedhjet do te shihet ne teresi nga ana e KE-se, ndersa ka theksuar se konkluzionet e raportit do te perfshihen ne diskutimin e progres raportit te Komisionit Europian ne shtator. Nga ana tjeter, zedhenesi i KE-se ka theksuar se vemendja e politikes duhet te fokusohet ne gjetjen e menyrave per te permbushur 12 rekomandimet qe kane mbetur per tu plotesuar. Performanca per zgjedhjet lokale eshte mjaft e rendesishme, por ky eshte vetem nje nga 12 rekomandimet. KE ka kerkuar nga klasa politike shqiptare qe te permbush angazhimet e saj edhe ne 11 rekomandime te tjera qe kane te bejne me ceshtje te ndryshme. Testi demokratik per zgjedhjet nga ana e Komisionit Europian duket i kaluar, pasi nuk ka me surpriza. Pasi OSBE dhe ODIHR i ka vleresuar keto zgjedhje si te lira dhe demokratike dhe tashme konkurruese. Pra nuk ka surpriza, nuk ka nje pozicion te ndryshem qe mund te mbaje Komisioni Europan. Komisioni Europian thekson se nje proces mjaft i rendesishem ka te beje me plotesimin e rekomandimeve te te bera nga OSBE/ODIHR. Ky eshte reagimi i pare qe ka ardhur nga Komisioni Europian ne lidhje me raportin e misioneve vezhguese per zgjedhjet e 8 majit. Nderkohe qe ne shtator, KE pritet te publikoje dhe raport progresin qe lidhet me procesin e integrimit. Ne kete raport do te vleresohet ecuria e Shqiperise ne 12 prioritete qe lidhen me procesin e integrimit ne Bashkimin Europian.