E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufte kontrabandes dhe trafiqeve te paligjshme

Autoritetet doganore te dy vendeve po instalojne pajisje te sofistikuara per identifikimin e ngarkesave te dyshimta, pjese e trafiqeve te paligjshme te lendeve narkotike, armeve etj.
Drejtori i Pergjithshem i doganave te Shqiperise thote se nga shkembimi i shpejte i informacionit dypalesh do te parandalohen dhe kontrabanda dhe evazioni fiskal. Ne piken e kalimit kufitar te Morinit, qe lidh Shqiperine me Kosoven, diten e marte do te instalohet nje set pajisjesh te sofistikuara per diktimin dhe zbulimin e ngarkesave te rrezikshme dhe te jashteligjshme. Aparatura, e cila eshte e fjales se fundit eshte ngarkuar ne bordin e nje automjeti duke e bere ate te levizshme dhe te perdorshme ne cdo segment te territorit doganor te te dy vendeve, aty ku ka dyshime gjate procedurave te kontrollit. Duke prezantuar kete program antitrafik, drejtori i Pergjithshem i Doganave te Shqiperise Perparim Dervishi, thote se aparaturat do te jene ne gjendje pune per 24 ore dhe do te bejne identifikimin e mallrave te dyshimta, apo dhe te ngarkesave me lende narkotike, armeve, elementeve radioaktive etj.
Brenda tre viteve, pajisje te tilla do te vendosen dhe ne pika te tjera te kalimit kufitar tokesor mes dy vendeve, por dhe ne doganat mes Shqiperise me Maqedonine, Greqine apo Malin e Zi. Autoritetet doganore mes dy vendeve kane ndertuar nje strategji bashkepunuese per shkembim te ndersjelle te informacionit i domosdoshem ne parandalimin dhe goditjen e kontrabandes qe prek territoret e Shqiperise dhe asaj te Kosoves. Autoritetet doganore mes dy aneve te kufirit jane duke bashkepunuar per te unifikuar dhe lehtesuar procedurat e kalimit te mallrave, duke futur ne perdorim sisteme te dixhitalizuara regjistrimi dhe transferimi te dhenave, si nje lehtesi per tregtaret dhe sipermarresit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›