SHBA: Presion politik ne gjyqesor
Edison Kurani
TIRANE - Shqiperia gjate vitit qe kaloi u karakterizua nga nje mori problemesh, te cilat kane ndikuar ne cilesine e jetes se qytetareve. Konstatimet vijne te detajuara nga Departamenti amerikan i Shtetit. Ai publikoi dje raportin per vitin 2007 dhe ne te ka vecuar avantazhet dhe disavantazhet e drejtimit shteteror, si dhe ka evidentuar problematikat qe shqetesojne shqiptaret, kryesisht ne lemin e te drejtave te njeriut, por dhe ne situaten politike. Raporti vlereson qeverine se "respektoi te drejtat e qytetareve", ndersa evidentoi se "pati korrupsion dhe mosndeshkim te policise, diskriminim te grave, femijeve dhe pakicave, si dhe trafikim te qenieve njerezore".
SITUATA POLITIKE
Raporti vlereson se Presidenti u zgjodh ne nje kalim te rregullt pushteti. Kurse zgjedhjet vendore, vleresohet se u kontrolluar korrektesisht nga policia. Por DASH evidenton se konfliktet mes udheheqesve politike shkaktuan negociata te sterzgjatura dhe rezultuan ne zgjedhje te shtyra. Vonesat cuan ne zgjedhje te organizuara dobet si dhe ne rregulla e rregullore te pavolitshme. Raporti konstaton se "ashtu si ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, votimet familjare dhe nga persona te besuar vazhduan te ishin probleme", duke kujtuar dhe faktin se vezhguesit vleresuan se zgjedhjet i permbushen vetem pjeserisht standardet nderkombetare.
Nderkohe raporti evidenton se ne nentor, Kuvendi rekomandoi per here te dyte qe Presidenti te shkarkonte Prokurorin e Pergjithshem per paaftesi dhe korrupsion. DASH konstaton se "Presidenti e shkarkoi Prokurorin e Pergjithshem dhe emeroi nje te ri brenda po atij muaji", duke evidentuar se "pritej nje vendim mbi apelin nga prokurori i shkarkuar prane Gjykates Kushtetuese".
KORRUPSIONI
Pavaresisht nga nje numer arrestimesh te zyrtareve te larte vendore dhe qendrore, korrupsioni mbeti pengese madhore ndaj reformave domethenese. Treguesit Boterore te Qeverisjes te Bankes Boterore pasqyronin qe korrupsioni ishte nje problem serioz. DASH kujton faktin se ne dhjetor, parlamenti hoqi imunitetin e ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, pas pretendimeve per parregullsi ne projektin me te madh te puneve publike ne vend. Ne raport permenden dhe arrestimet e disa funksionareve te larte qeveritare per ryshfete, por thekson se, "deri ne fund te vitit, nuk ishte percaktuar date per gjyq".
Ne lidhje me deklarimin e pasurive, vecohet fakti se "s'pati informacion ne lidhje me perfundimin e pese rasteve te profilit te larte hetuar nga inspektorati qe sipas raportimeve iu percollen prokurorise per ndjekje penale ne vitin 2006".
Raporti evidenton dhe faktin se qytetaret shpesh perballen me probleme serioze ne marrjen e informacionit nga institucionet publike dhe qeveritare megjithese ligji i detyron keto te fundit.
GJYQESORI
"Presioni politik, kercenimet, korrupsioni i shume perhapur dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqesorin te funksiononte ne menyre te pavarur dhe eficiente". Kete konstatim ka bere DASH, duke shtuar se "ashtu si ne vitet e kaluara, policia, prokuroret dhe gjyqesori vazhduan te fajesonin njeri-tjetrin per deshtimet qe lejonin kriminelet te shmangnin burgosjen". Raporti thekson se ceshtjet e mbartura disa here conin ne mbajtjen e te dyshuarve ne paraburgim me gjate se kufijte ligjore". Sakaq, shume gjykime civile, sidomos ceshtje te zgjidhjeve per pronat, nuk u zbatuan per shkak te implikimeve te forta shoqerore apo politike. "Per shembull, autoritetet nuk vune ne zbatim urdhrin e gjykates per t'i dhene pronarit te ligjshem ndertesen qe strehonte dy sindikatat kryesore te vendit ne Tirane". Ne vitin 2006, nje individ fitoi nje ceshtje ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut kunder qeverise sepse kjo kishte deshtuar t'i paguante kompensimin e urdheruar nga gjykata per pronen e zene. Raporti thote se "kompensimi nuk ishte paguar deri ne fund te vitit".
MINORITETET
"Pakica etnike greke ngriti pakenaqesite te qeveria ne lidhje me zonat zgjedhore, shkollimin ne gjuhen greke, te drejtat e prones, si dhe dokumentet qeveritare". Raporti citon dhe kerkesen e Omonia-s per regjistrimin e popullsise mbi bazen e etnicitetit. "Letra u bashke-nenshkrua nga ministri i Punes dhe Shanseve te Barabarta, si dhe nje perfaqesues i Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, nje parti politike me fokus grek, qe aktualisht eshte pjese e koalicionit qeverises".
KTHIMI I PRONES
Kthimi i prones se konfiskuar gjate regjimit komunist mbeti nje problem domethenes sipas DASH-it. Qe nga viti 1993, qeveria ka miratuar 50 mije vendime mbi tituj te pronesise. Nga keto, njemije gezojne te drejten te blejne objektet e ndertuara mbi token e tyre.
TE DREJTAT E NJERIUT
Raporti konstaton se pati shume vrasje per gjakmarrje dhe hakmarrje, si dhe mes bandave kriminale dhe krimit te organizuar. Konstatohet se numri i vrasjeve per gjakmarrje, per shkak te rritjes se hetimeve eshte ulur nga 96 me 2006 ne vetem 2 me 2007. Megjithate, njemije familje qendrojne te burgosura ne shtepite e tyre nga frika e ndeshkimeve per gjakmarrje.
TORTURA
"Policia dhe rojet e burgjeve disa here rrahen dhe abuzuan ndaj te dyshuarve dhe te ndaluarve", konstaton raporti duke cituar KSHH dhe GSHDNJ. Raporti lokalizon rastin e te burgosurit Ardian Kokici i dhunuar ne Burgun e Rrogozhines. "Ndaj zyrtareve te burgut pergjegjes per abuzimin nuk u ndermor kurrfare veprimi", konstaton DASH. Ai shton se "ashtu si ne vitet e kaluara, policia disa here perdori kercenimet, dhunen, dhe torturat per te marre deponime nga te miturit". Raporti kritikon dhe gjendjen ne burgje si te rende ne kushte dhe me mbingarkese te larte. Sakaq citohet pranimi nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve se abuzimi fizik i te burgosurve dhe korrupsioni mes rojeve dhe zyrtareve te burgjeve mbeten nje problem. Raporti vecon dhe "rastin e nje te ndaluari 17-vjecar, qe u perdhunua dy here gjate vitit nga te burgosur te tjere ne burgun e Fierit". "Avokati i Popullit filloi nje hetim per rastin, por perfundimet e tij nuk u bene kurre publike", pohon raporti.
PRANGA ARBITRARE
"Policia ne disa raste arrestoi persona ne menyre arbitrare", thote raporti, duke konstatuar edhe se sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbeten pengesa madhore per zhvillimin e nje force policore civile te efektshme. "Pagat e uleta dhe korrupsioni i shume perhapur ne te gjithe shoqerine e benin te veshtire luften kunder korrupsionit ne polici", vlereson DASH. Ai konstaton dhe se "Qeveria ndoqi penalisht zyrtare te korruptuar dhe menaxhoi ankesat per oficere policie te korruptuar".
LIRIA E FJALES
DASH ka konstatuar se pati probleme serioze me perdorimin e medias per qellime politike, kurse gazetaret praktikuan autocensuren. "Nuk pati perpjekje te publikuara nga qeveria per te shtypur kritikat nga individet, por pati raste presioni te terthorte mbi median", cilesohet ne raport. Ketu konstatohet dhe se RTVSH me buxhet te ulet, nuk ka konkurruar me stacionet private. Ndersa evidentohet se "shume gazetare u ankuan qe mungesa e kontratave te punes shpesh pengonte aftesine e tyre per te raportuar ne menyre objektive".
Raporti vecon dhe rastet e dy televizioneve kryesore ne vend, Klan dhe Top Channel. Duke cituar raportin nga SEEMO (Organizata e Evropes Juglindore per Median), DASH evidenton se "nje komision parlamentar shqiptar paditi TV Klan dhe nje agjenci reklamash per fyerje dhe shpifje te zyrtareve publike. Padia lindi nga nje raport i TV Klan se kompanite e duhanit kishin "blere" anetare te komisionit parlamentar gjate debatit mbi projektligjin per Mbrojtjen e Shendetit Kunder Duhanit.
Ndersa lidhur me Top Channel, evidentohet se qeveria kreu nje inspektim tatimor te televizionit dhe vleresoi 14,1 milione dollare (1.17 miliarde leke) ne gjoba dhe taksa te prapambetura te papaguara. "Megjithese ligjerisht gjoba ishte ende e vlefshme, nuk kishte perpjekje institucionale per ta marre ate", konstaton DASH, duke shtuar: "Raportimi politik dhe ekonomik i televizionit Top Channel u be dukshem me pak kritik ndaj qeverise".
ARSIMI
Studenteve disa here u kerkohej te jepnin ryshfet te zyrtaret per regjistrim apo per te kaluar provimet. DASH konstaton ketu dhe perpjekjet e qeverise per te frenuar korrupsionin ne arsim permes disa reformave. Kurse mbi lirine akademike, kritika e DASh eshte e ashper: "Nuk pati kufizime mbi lirine akademike apo veprimtarite kulturore por kontrolli i qeverise mbi emerimet akademike dhe kultura e korrupsionit minuan lirine akademike".
TRAFIKIMI
Trafikimi i femijeve ne Kosove dhe Greqi per te lypur apo per shfrytezim seksual vazhdoi te ishte problem dhe pse numri i rasteve sipas raportimeve u ul. OJQ-te, Terre des Hommes dhe Arsis identifikuan 337 femije shqiptare ne Selanik dhe Athine, te Greqise, si viktima te trafikimit. Kurse brenda vendit, konstaton raporti, u trafikuan 300 femije nga te gjitha rajonet e vendit, ne menyre tipike ne Tirane ose Durres. DASH konstaton se format kryesore te rekrutimit te viktimave femra te trafikimit vazhduan te ishin martesat mashtruese apo marredhenie te tjera romantike te rreme, per te joshur viktimat jashte vendit per shfrytezim seksual. "Per shkak te situates se varfer ekonomike, burra dhe gra nga grupe te organizata kriminale gjithashtu joshnin shume gra dhe vajza nga i gjithe vendi, nepermjet premtimeve per vende pune jashte vendit", vecon raporti, duke shtuar: "Jetimet dhe vajzat nga familje te varfra vazhduan te ishin vecanerisht te prekshme nga kercenimet e trafikanteve qe u konfiskonin dokumentet, i abuzonin fizikisht dhe seksualisht, dhe kercenonin shume prej anetareve te familjeve te viktimave". Raporti ve ne dukje se drejtesia hetoi 65 persona per te tilla vepra penale ndersa qeveria ka krijua kushte per reduktimin e dukurise.
Vleresimet
Qeveria nuk kreu vrasje te jashteligjshme
Nuk pati zhdukje te motivuara politikisht
U ulen nga 96 ne 2, vrasjet per gjakmarrje
Jane ulur nga 98 ne 4, gjykimet ne mungese
Kryeministri ndaloi gjyqet per shpifje
Policia nuk abuzoi fizikisht gazetaret
S'pati kufizime ne lirine akademiko-kulturore
Qeveria kreu mbrojtje per 4 azilante
Presidenti u zgjodh ne perputhje me Kushtetuten
Zgjedhjet ishin me standarde te pjesshme
Qeveria korrigjoi probleme te evidentuara nga Avokati i Popullit
Qeveria permiresoi Mbrojtjen e Deshmitareve
Perkushtimi i qeverise ndaj femijeve eshte ligjerisht i larte
Kritikat
Presioni politik demtoi gjyqesorin
Korrupsioni, pengese madhore ndaj reformave
Studentet japin ryshfet per te marre provimet
Kontrolli i qeverise mbi emerimet akademike dhe kultura e korrupsionit minuan lirine akademike
Kthimi i prones mbeti problem domethenes
Ne burgje u dhunuan te ndaluar e te denuar
Policia kreu arrestime arbitrare dhe perdori dhune
Pagat e uleta dhe korrupsioni demtuan policine
Qytetareve nuk u jepet informacioni zyrtar i kerkuar
Dhuna ne familje mbeti problem serioz
Ligji e ndalon prostitucionin megjithate mbeti problem
Ligji ndalon ngacmimin seksual megjithate rralle u zbatua
Perkushtimi i qeverise ndaj femijeve ne praktike, kishte angazhim te kufizuar