E Diel, 1 Nëntor 2026

Saranda, qyteti ku Kokëdhima mori gati 1500 vota më pak se 2011

kokdhjima

Rezultati spektakular i Qarkut të Vlorës për opozitën duket se mund të ishte dhe më i thellë nese Saranda do të kishte ruajtur kuotën e zgjedhjeve të vitit 2011 për Bashki. Kandidati i Partisë Socialiste në Sarandë Stefan Cipa ka arritur të marrë 7236 vota si kandidat i Partisë Socialiste ndërsa në zgjedhjet e 23 Qershorit, Bashkia Sarandë i ka dhënë vetëm 5669 vota Partisë Socialiste. Rezultati duket se është dëmtuar ndjeshëm nga kandidimi i Arben Malaj por dhe konfliktet që krijoi me stafin lokal kandidati Kokëdhima, i cili humbi një votë masive të popullsie me origjinë nga Labëria me të cilët pati dhe konflikte gjatë fushatës.

Edhe pse rezultati në tërësi ishte pozitiv, Saranda mbeti pjesa problematike e Qarkut të Vlorës ku duket se socialistët nuk ja dolën të ishin të bashkuar, ndoshta dhe për shkak të kandidatit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›