E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit ne kryeqytet skema per perballimin e trafikut

Krishtlindjet dhe festat e fundvitit kane shtuar se tepërmi dhe trafikun ne rruget e kryeqytetit. Qarkullimi rrugor ka marre masa per te perballuar edhe nje fluks qe varion nga 50 deri ne 100 mije automjete qe do te udhetojne nga rrethet per ne kryeqytet ne keto dite, duke patur parasysh vitet e kaluara. Nje tjeter faktor i shtimit te numrit te automjeteve pritet dhe nga ardhja e emigranteve, te cilet pas liberalizimit te vizave kane me shume mundesi hyrjeje drejt Shqiperise.

Por ndonëse na ndajne vetem 7 dite nga nderrimi i viteve ende nuk dihet se cilat do te jene ato segmente ku qytetaret nuk do te mund te lëvizin me automjete. Sipas komandantit te qarkullimit rrugor ne Tirane, bashkepunimi me pushtetin lokal ka qene i larte per përballimin e fluksit, por ende nuk jane përcaktuar piketat se ku do te zhvillohen aktivitetet e ndryshme.

“Jemi në pritje të ardhjes së planeve të masave në ato vende ku do të organizohen takimet dhe koncerte të ndryshme që dhe ne të marrim masa për bllokimin e këtyre segmenteve. Për momentin nuk kemi njoftim të saktë” tha Selami Kapedani.

Sakaq policia rrugore ben me dije se nderrimi i viteve pritet te shkaktoje probleme dhe ne disa segmente rrugore.

“Akset më problematike është hyrja e Rrugës së Durrësit, rruga “4 Shkurti”, Ura teknologjike dhe tek pjesa e tregut në rrugën “5 Maji”. Janë marrë masat dhe vazhdojnë të merren në vazhdimësi që të ketë një trafik sa më normal” tha Kapedani.

Policia e kryeqytetit ka lajmëruar gjithashtu se do te ushtroje kontrolle edhe ne oret e vona, duke ngritur grupe kontrolli te organizuara ne vende te ndryshme, edhe ne linjat e segmenteve rrugore qe lidhen me Tiranen.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›