E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i personave me aftesi te kufizuar Qeveria reforme financiare

Personat me aftesi te kufizuar kerkojne nje reforme te re qe te percaktoje qarte se kush duhet te perfitoje pagesen qe ju garanton ligji.  Ata shprehen se shume shpejt do t’i paraqesin ekzekutivit te gjitha propozimet. Ne rast se ato nuk do te mirepriten atehere ne te gjithe vendin do te fillojne protestat.

“Një reformë e thellë në fushën e pagesave me aftësi të kufizuar dhe e dyta një reformë në fushën e legjislacionit si nevojë e ndryshimeve të bëra në Shqipëri, por dhe e krijimit të situatës për ratifikimin e konventës së OKB-së për personat me aftësi të kufizuar” tha Sinan Tafaj, kryetar i Këshillit Kombëtar te Personave me Aftësi te Kufizuar.

Por pakenaqesite e personave me aftesi te kufizuar jane adresuar dhe  ndaj pushtetit vendor. Mungesa e sinjalistikes, mosplotësimi i kërkesave per strehim, por edhe mungesa e vendeve per argëtim, kane qene disa nga problemet qe ata kane ngritur.

“Janë probleme të sinjalistikës nëpër qytete, aksese të tjera në informacion, biblioteka, cështje të strehimit” tha Tafaj.
Ne te gjithe vendin aktualisht ka rreth 133 mije persona me aftesi te kufizuar.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›