Lufte me katastrofen ne Japoni Rrezatimi radioaktiv realitet

Nga centrali i demtuar i Fukushimes ka kaluar radioaktivitet ne atmosfere gje qe po kthehet ne nje problem shume serioz per ekonomine bujqesore ne rajonin e Fukushimes. Ne provincen e Fukushimes dhe provincat perreth Ivatre dhe Ibaraki eshte gjetur jod me radioaktivitet ne qumesht dhe spinaq. Sasia e gjetur e kalon 27 here kufirin e lejuar. Autoritetetet bene thirrje per te mos perdorur me artikujt ushqimore me rrezatim. Shitjen e tyre megjithate ata nuk e kane ndaluar sepse nuk ekziston rrezik akut.
Japonezet reagojne me vetepermbajtje
Ne fundjave u gjet ne kryeqytetin Tokio 240 kilometer larg centralit berthamor te Fukushimes jod radioaktiv ne ujin e pijshem. Megjithate shume kliente nuk treguan asnje shenje paniku. Me thane qe perimet jane te sigurta vetem duhen lare. Nuk jam e shqetesuar thote nje blerese japoneze.
Megjithate vihet re nje renie e blerjes shprehet nje shites Kemi filluar ta ndjejme kete. Mendoj se shume njerez kane frike qe edhe perimet mund te jene me rrezatim.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Spinaqi dhe qumeshti treguan shenja radioaktiviteti ne rajonin e Fukushimes
Te henen 21.03 era ka marre drejtimin e Verilindjes drejt Paqesorit ky mot i vjen ne ndihme Tokios duke e ruajtur ate nga vale te reja rrezatimi radioaktiv. Megjithate rajoni ne veri te centralit eshte prekur nga rrezatimi. Ne qytetin Sendai 200 km. nga Fukushima njerezit ketu po perpiqen te mbrohen sa te munden. Kavami nje punonjes i ri fabrike thote Jam vertet i irrituar per shkak te rrezatimit. Perpiqem te informohem sa me mire. Degjoj rregullisht radion dhe kur dal jashte ve nje maske dhe perpiqem te mos marr fryme thelle.
Lufte me rrezatimin
Nderkohe presioni ne reaktorin 3 eshte rritur se tepermi presioni. Autoritetet evakuuan forcat e shpetimit ne Fukushima per shkak te tymit te dale nga reaktori 3. Autoritetetet kane diskutuar edhe marrjen ne konsiderate te clirimit te nje pjese te avullit por kjo do te thote me shume radioaktivitet ne atmosfere. Ne reaktorin 2 eshte vendosur furnizimi me energji elektrike.
Rreziku ekziston sidomos per forcat e shpetimit ne reaktoret e demtuar. Autoriteti atomik japonez NISA paralajmeron se 300 zjarrfikesit ne mision ftohjeje mund te thithin pluhurin me radioaktivitet. Megjithe rrezikun kane dale gjithnje e me shume vullnetare per te shkuar ne Fukushima.
Autor Bernd Musch Borowska/Lindita Arapi
Redaktoi Bahri Cani