Akuza të reja ndaj Roman Polanskit

Sërish probleme dhe akuza për regjizorin fitues të cmimit oskar Roman Polanski. Një aktore britanike deklaroi para gazetarëve në Los Angeles se Polanski kishte abuzuar me të seksualisht në mënyrën më të keqe të mundshme kur ajo ishte vetëm 16 vjec. Charlotte Lewis, 42 vjec ka interpretuar në filmin "Piratët" të Polanskit më 1986. Sipas dëshmive të saj regjizori ka abuzuar me të në apartamentin e tij ne Paris më 1982, 4 vjet pasi ishte arratisur nga Shtetet e Bashkuara.
“Ai përfitoi nga unë dhe kamë jetuar me pasojat e sjelljes së tij që atëherë”, deklaroi Lewis e cila shtoi se ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për tu siguruar që më në fund drejtësia të vihet në vend. Polanski, i cili fitoi cmimin Oskar më 2002, për "The Pianist", u arrestua në Zvicër shtatorin e kaluar. Ai është vendosur në arrest shtëpie në vilën e tij në Gstaad nga ku po lufton kundër ekstradimit në SHBA.
Delina Bitraku < I mëparshmi