Kupa e Shqiperise Tirana fiton 3 me 1 ndaj Shkumbinit

Tirana ka mundur 3-1 Shkumbinin në ndeshjen e parë të Grupit A në Kupën e Shqipërisë. Sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Sanchez, që përvecsë ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt objektivit të saj për të fituar trofeun, ka konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon në këtë sezon të futbollit shqiptar.
Gjithcka e lehtë për bardheblutë e kryeqytetit që kanë zgjidhur gjithcka që në pjesën e parë. Tirana do të shënonte dy gola të shpejtë, duke mbyllur në epërsi 45 minutat e para. Me rikthimin në fushë, Shkumbini do të hapte ndeshjen, duke ngushtuar në 2-1 shifrat e rezultatit, pior shpresa e skuadrës peqinase për të dalë me pikë nga kjo sfidë do të shuheshin në minutën e 79-të. Morina nuk i ndahet golit, duke vulosur suksesin e Tiranës, e cila e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën e grupeve në Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Laci ka mundur 4-2 në transfertë Apoloninë. Po ashtu, janë luajtur edhe ndeshjet e grupeve të tjera në raundin e dytë të Kupës.
Në grupin B, teuta dhe Pogradeci janë në ndarë në barazim pa gola, ndërsa Kamza ka mundur minimalisht 1-0 Flamurtarin. Fiton edhe Kastrioti, që ka shkatërruar 4-1 Luftëtarin në grupin C, ndërsa në sfidën tjetër Skënderbeu ka marrë maksimumin me fitoren 1-0 në fushën e Besës. Ndeshjet e parë në grupet e Kupës së Shqipërisë plotësohen me fitoren 2-1 të Bylis ndaj Dinamos dhe suksesit 4-2 të Vllaznisë në fushën e Elbasanit. Ndeshjet e dyta në fazën e grupeve të Kupës së Shqipërisë do të luhen më datë 26 tetor.
Nertan Prifti