Luftë në Libi, aleatëtsulme ajrore e detarebombardohet Tripoli
TRIOPOLI- Sulme me raketa nga qielli e deti në brigjet libike për të detyruar Gadafin për një armëpushim. Operacioni “Odissey Dawn” i koalicionit ndërkombëtar ka hyrë sot në ditën e dytë.
Agjencitë e lajmeve informojnë se ka lajme për bombardime në Tripoli, gjatë natës, pasi avionët francezë goditën dje rajonin e Bengasit.
Sulmi erdhi pas takimit të jashtëzakonshëm të vendeve të BE-së, Ligës Arabe dhe Shteteve të Bashkuara në Paris i cili përfundoi me njoftimin për ndërhyrje ushtarake në Libi.
Në orën 17. 45 minuta të së shtunës, (19 mars) avionët francezë goditën objektivin e parë ushtarak. Më pas 100 raketa u hodhën nga anijet amerikane dhe avionët francezë e anglezë.
Një komunikatë e forcave të armatosura të Libisë e cila është lexuar nga tv shtetëtor bën të ditur se sulmi ajror mbi disa qytete të Libisë kanë vrarë 48 persona dhe plagosur 150 të tjerë në zona civile. Në komunikatë thuhet se është goditur Tripoli, Sirte, Bengasi, Misurata e Zuwarah.
Gadafi për momentin ka reaguar vetëm me fjalë: "Do të sulmoj objektivat civile dhe militare në Mesdhe”. Tripoli ka kërkuar gjithashtu dhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë dhe ka paralajmarëruar se nuk do të luftojë më në luftën kundër emigrancionit klandestin.
Për bombardimet në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tripoli, lajmet janë dhënë nga Afp dhe televizioni shtetëror i Libisë.
(s.g/BalkanWeb)