E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Sulmet e koalicionit ushtarak pergjigje ndaj thirrjeve te popullit libian

Duke thene se Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre po u pergjigjen thirrjeve te nje populli te kercenuar Presidenti Obama foli me ne hollesi rreth sulmit ushtarak te koalicionit kunder forcave udheheqesit libian Moamar Gadafi.  Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Shtepine e Bardhe Dan Robinson na informon nga kryeqyteti i Brazilit ku ndodhet me grupin e shtypit qe shoqeron presidentin amerikan.

Presidenti Obama tha se u dha urdher forcave te armatosura per te filluar veprime te kufizuara ushtarake dhe tha se sulmet nga forcat e nje koalicioni te zgjeruar kane per qellim mbrojtjen e popullit libian dhe zbatimin e rezolutes se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara te miratuar javen e kaluar.

Duke folur nderkohe qe luftanijet dhe nendeteset hidhnin qellonin me raketa kruz Tomahok objektivat ushtarake libiane Presidenti Obama tha se zoti Gadafi kishte shperfillur thirrjet nderkombetare per armepushim.

Megjithe fjalet e pergjithshme te qeverise se tij ai e injoroi mundesine qe iu dha.  Sulmet e tij kunder popullit te vet kane vazhduar forvat e tij kane qene ne levizje dhe rreziku per popullin livian eshte shtuar.

Perdorimi i forces ushtarake nuk eshte nje zgjedhje qe ai e vendosi lehtesisht tha Presidenti Obama dhe theksoi edhe nje here se nuk do te kete angazhim te trupave amerikane ne terren.

Por ai tha se bota nuk mund te qendronte ne heshtje kur nje tiran i thote popullit te tij se nuk ka meshire per te sic u shpreh zoti Obama.

Per ta thene fare qarte veprimet kane pasoja dhe vendimi i komunitetit nderkombetar duhet vene ne zbatim.  Ky eshte objektivi i koalicionit.

Me heret avionet franceze filluan sulmet kunder forcave te qeverise libiane dhe Pentagoni tha se 112 raketa kruz te hedhura nga anijet dhe nendeteset amerikane dhe britanike qelluan 20 pika libiane te raketave toke-ajer dhe te komunikimit. Admiral Uilliam Gortni eshte drejtor i Shtatmadhorise amerikane.

Misioni yne tani eshte ti japim ate forme hapesires se betejes qe partneret tane te kene mundesi te udheheqin ne ekzekutimin e tij.  Sic ka thene presidenti ne nuk do te perdorim forcen pertej synimeve te percaktuara mire vecanerisht mbrojtjes se civileve libiane.

Admirali nuk diskutoi ato qe i quajti operacione te mundeshme te se ardhmes dhe nese ato do te perfshinin venien ne shenjester te objekteve te komandes dhe kontrollit te Gadafit.   

Vec Frances ne koalicion bejne pjese Britania e Madhe Italia dhe Kanadaja por pritet gjithashtu qe ne te te marrin pjese edhe vendet arabe.  Pentagoni tha se vende te tjera evropiane dhe arabe te angazhuara do te bejne njoftimet e tyre.

Me heret trupat e qeverise libiane hyne ne qytetin e dyte me te madh te Libise Bengazi duke sfiduar kerkesat e komunitetit nderkombetar dhe duke shperfilluar shpalljen e mepareshme te armepushimit.

Nderkohe ne Paris sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do te perdorin gjithe kapacitetet e tyre per te ndihmuar partneret evropiane dhe te tjere ne zbatimin e zones se ndalim-fluturimit ne hapesiren ajrore te Libise.

Bota nuk do te qendroje pasive nderkohe qe me shume civile vriten. Shtetet e Bashkuara do te mbeshtesin aleatet dhe partneret e tyre nderkohe qe ata vene ne zbatim rezoluten 1973 te Kombeve te Bashkuara. Ne mbeshtesim popullin e Libise dhe nuk do te hezitojme ne perpjekjet tona per ta mbrojtur ate.

Ne nje leter drejtuar Presidentit Obama dhe udheheqesve te tjere boterore udheheqesi libian Moamar Gadafi tha se presidenti do te pendohet per ate qe e quajti nderhyrje ne punet e brendeshme te Libise In a letter to President Obama and other world leaders the Libyan leader said the president would gregret what he called intervention in the internal affairs of Libya duke e cilesuar si agresion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›