Sonte shihet "super Hëna"

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka njoftuar se sonte në mbrëmje, në qiell do të dominojë "super Hëna" - një fenomen ky astronomik të cilin shumica e njerëzve mund ta shohin pak herë në jetë.
Hëna do të arrijë distancën më të afërt që mund të arrijë prej planetit Tokë, 356,577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë.
Për herë të fundit "super Hëna" është regjistruar më 28 mars të vitit 1983.
Hëna është afruar më shumë se kurrë në këto 18 vjetët e fundit, duke bërë që katastrofat natyrore të ndodhura gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit 2011 të lidhen me të ashtuquajturin “mallkim të Hënës”.
Sipas studiuesve amerikan, si rrjedhojë e një cikli normal astronomik, sateliti i vetëm i Tokës arriti sot distancën më të afërt.
Në fakt, nën efektin e gravitacionit të Diellit, Hëna lëviz midis distancave nga 356 mijë deri në 410 mijë kilometra nga Toka.
Për hir të së vërtetës, këto tre muaj të parë të vitit 2011 kanë pasur secili nga një katastrofë natyrore.
Në janar, Australia përjetoi përmbytjet më të mëdha në histori. Në shkurt, qyteti i Zelandës së Re, Christchurch, u shkatërrua nga një tërmet, ndërsa një tjetër tërmet dhe cunami rrënuan bregun verilindor të Japonisë.