Vllaznia, fitore dhe vend i tretë në renditje
TIRANE-Një gol i Dragoit në minutën e 79-të i ka dhënë fitoren Vllaznisë në përballjen kundër Laçit, zhvilluar sot në Loro Boriçi”. Shkodranët janë ngjitur kështu në vendin e tretë, në kuotë të barabartë pikësh me Besën, e cila triumfoi 2-0 në Gjirokastër.
Vllaznia ka qenë më kërkuese në takimin e djeshëm, por kurbinasit janë shfaqur tepër të rrezikshëm në kundërsulm. Ndeshja ka qenë tepër emocionuese, madje në minutën e 18-të ka patur edhe një protestë të ashpër të futbollistëve shkodranë për penallti. Do të duhej minuta e 79-të për të zhbllokuar këtë takim, kur Dragoi i shërbyer nga Hysa, arriti të thyente portierin laçian.
Një gol që mjaftoi për tri pikët dhe fitoren e dytë radhazi për Vllazninë, pas asaj me Bylisin një javë më parë. Skuadra shkodrane ndodhet vetëm 3 pikë larg kreut të renditjes dhe dalëngadalë është duke u ngjitur, megjithë deklarimet modeste të deritanishme se synohet një vend në Kupat e Evropës.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)